![](https://ejalbum.com/wp-content/uploads/2016/11/15036391_681433748698386_6616921867312346118_n.jpg)
Një punë mjaft e bukur printimin e së cilës patëm rastin ta kuronim në bashkëpunim me partnerët tanë, studio AVizion. Ekspozita “Ditari i një hapësire” zuri fill si një prezantim disamujor i vizionit Shqipëria 2030, vizion i cili bazohet mbi dokumenta strategjikë të hartuar e konsultuar me publikun për disa muaj.
Kjo ekspozitë u organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe është një këndvështrim mbi planifikimin në tokën shqiptare, duke nisur nga viti 500 p.e.s deri në vizionin për 15 vitet e ardhshme. Një ekspozitë komplekse, me shumë elementë vizualë, e cila qendroi për mbi 7 muaj e ekspozuar në katin e tretë të Galerisë Kombëtare të Arteve, në Tiranë. Materiale vizivë të ndryshëm..