“Evoked – Architectural Diptychs” – Print nga EJAlbum

“Evoked – Architectural Diptychs” – Print nga EJAlbum

Një tjetër ekspozitë mjaft e mirë në të cilën patëm rastin të bashkëpunonim dhe të jepnim kontributin tonë duke kuruar printimet dhe sinjalistikën informuese. “EVOKED” vjen për publikun si një kërkim në ndërtimin informal që po ndodh në vënd që prej fillimit të viteve ‘90. EVOKED është një ekspozitë që vështron ndryshe fenomenin e “lulëzimit” të banimit informal dhe të pakontrolluar në territorin shqiptar që nga viti 1991. Ndërtimi i papërfunduar dhe mënyra e pazakontë për të përdorur strukturat e betonit që janë ende në ndërtim e sipër, ka prodhuar një imazh karakteristik deri në ditët e sotme, e cila ka ndryshuar peizazhin, sidomos vijën bregdetare.

Janë 16 arkitektë shqiptarë; A. Baboçi, A. Biçoku, Studio B&L, T. Dano, E. Fagu, E. Godo, A. Golemi, A. Koçollari, A. Lufi, K. Merxhani, M. Mitrojorgji, A. Raça, D. Tytymçe, P. Vaso, M. Velo, A. Vokshi dhe 16 arkitektë italianë; Studio MA0, L. Galofaro, C. Baglivo, Studio BOMA, Ch. Gambardella, C. Moccia, B. Servino, D. Vargas, Studio 2A+P/A, F. A. Fusco, L. Netti, Studio Spacelab, M. Beccu, L. Ruali, M. Ghidoni, Studio OfCA, të cilët vijnë në këtë ekspozitë nëpërmjet koncepteve te reja dhe propozimeve interesante, kuruar nga; A. Greca, A. Koçollari, A. B. Menghini, D. Pastore, F. Pashako dhe G. Resta.

16 fotografitë janë të fotografit Albes Fusha, imazhe mbi të cilët arkitektët, nëpërmjet diptikëve kanë ndërtuar punë konceptuale duke pasqyruar brenda kornizave të kufizuara dhe duke dashur të çelin një diskutim të hapur mbi temën e peizazhit të ndërtuar informalisht dhe të banuar ndërkohë që është ende ‘në ndërtim’, për të zbuluar potencialin e këtyre strukturave. Gjithashtu, duke hulumtuar degradimin dhe shkallën e rrënimit të peizazhit, synohet t’i jepet këtij peizazhi një dinjitet të ri mjedisor dhe legal.

Nga EJAlbum janë përdorur materiale dhe teknika të ndryshme në realizimin e kësaj ekspozite, printime ne piuma me bordim, ne alumin, ne forex, printim banner, letër, gërma të tejdukshme, print&cut, etj. Ekspozita do të qendrojë e hapur për mbi 2 javë, prej 22 Shkurt deri në 06 Mars, 2016 pranë galerisë se artit FAB Gallery, Universiteti i Arteve, Tiranë.

e429e19b-bca5-46dc-a997-87d0d2dd66c5
6b85bc43-5855-47df-9b37-f5fa7629e124
a032c545-d041-4983-9304-c7be6ab58621
74a53a20-be3b-4546-adc7-aaa2a4047951
050c5c34-c81f-4c36-95bd-2a39fb26af8a
ca14a006-8027-4a30-834d-48be7e1dd904

Shih edhe:

ONUFRI REMADE
“25 Vjet” Ekspozitë në C.O.D.
“Flas Shqip” – Ekspozite fotografike. Print kuruar nga EJAlbum:
“Ditar i një Hapësire” Ekspozitë në GKA. Print kuruar nga EJAlbum

  • Share:
, , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.