ON FRIENDSHIP by Was Bleibt Kollektiv

“Mbi Miqësinë” është një performancë interaktive e kërcimit bashkëkohor dhe nje instalacion artistik i cili interpreton miqësinë si “një mënyrë jetese”. Performanca ndërthur koreografinë intime, tekstet ngacmuese, dhe aktivitete me bazë ndërveprimin për të folur mbi tema si solidariteti, mirëbesimi dhe rezistenca. Ju ftojmë të na bashkoheni për të përjetuar shfaqje të veçanta dhe për të reflektuar mbi vlerën e miqësisë.
Urime nga EJAlbum!
Edhe 2024 ishte plot projekte dhe ekspozita, ashtu se edhe plot albume dhe fotografi të printuara apo vepra arti të realizuara kudo. Nëse na duhet të veçojmë disa prej tyre; e filluam vitin me ekspozitën kolektive “Armëpushim / Armistice” në Open Art Gallery në Prishtinë, galeri ku gjatë muajit Korrik ekspozuam edhe projektin “Behind the Curtains There Are Other Curtains” të Naim Spahiu, e cila udhetoi edhe në Tiranë pranë Gocat Gallery gjatë
Në nderim të Paul Lowe

I lindur në Britaninë e Madhe në vitin 1963, Paul Lowe la trashëgiminë e tij si fotoreporter, akademik, shkrimtar dhe kritik. Ndër shumë çmime dhe arritje të rëndësishme, ai është nderuar me çmimin ‘Vic Odden’ të Shoqatës Mbretërore të Fotografisë në vitin 1999 dhe ‘World Press Photo’ në vitin 1993. Anëtar i ‘VII Agency’, i përfaqësuar
PRESSURA IS BACK

PRESSURA rikthehet sërish në skenën shqiptare me një ftesë për angazhim akoma më të thellë prej fotografëve shqiptarë drejt Fotografisë Sociale, pikërisht sepse Pressura ndjek praktikat më të mira bashkëkohore botërore duke u mbështetur mbi fotografinë sociale dhe impaktin e saj afatgjate në shoqëri. Projekti stimulon gjithashtu krijimin e komuniteteve, duke filluar nga ai artistik, ndërton partneritete të dobishme dhe
KEEP CALM AND SMILE

Titulli i këtij projekti ambicioz të fotografit Korab Basha, fjalë për fjalë mund të përkthehet “Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni”. Basha ripërdor dhe riinterpreton sloganin e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar i cili gjatë luftës së dytë botërore motivonte britanikët për të qëndruar të qetë dhe për të vazhduar, për të ecur, për të mbajtur gjallë optimizmin, pavarësisht kërcënimit të afërt të pushtimit nazist. Madje, edhe pse nuk u publik
BEHIND THE CURTAIN THERE ARE OTHER CURTAINS

Në këtë ekspozitë – një ndërhyrje specifike nga Naim Spahiu në hapësirat e Open Art Gallery në Prishtinë – hasim në një cikël të ri punësh dhe territoresh të paeksploruara më parë ku teknika dhe materiali janë të lidhura ngushtë me një proces të gjatë dhe në fund rezultojnë në një manifest publik të artistit. Punët janë pjesë e ciklit “Notarët e Kohës”, një eksplorim i marrëdhënies midis kohës dhe përvojës njerëzore, ku
“ËNDËRR METALURGJIKE” Finissage
Ditët e fundit për të vizituar ekspozitën “Sogno Metallurgico / Ëndërr Metalurgjike”, ekspozitë personale e artit Ardian Isufi. Një projekt i Regione Puglia dhe Fondazione Pino Pascali, realizuar në bashkëpunim me EJAlbum nën kurimin e Gaetano Centrone me drejtor te projektit Elton Koritari.
ARMANDO BABANI – EFEKTI I KONFLIKTIT
Një fëmijë “i burgosur” në shtëpinë e tij nga një përmbytje, karvane të pafund refugjatësh të sfinitur, Edi Rama artist me kapuç si një adoloshent përpara një pjate makaronash, Schumacher i lodhur dhe i deluzionuar pas një gare, busti i ish diktatorit jo më në kembë me turmën sipër, mijëra litarë të varur për njerëz të dëshpëruar që braktisin vendin tonë. Ka edhe këtë fytyrë fotografia e Armando Babanit,
ARMËPUSHIM” / “ARMISTICE”
“Përmes një procesi të gjatë dialogu dhe bashkëpunimi, si një “ART-Pushim”, rrugëtimi ynë synon që të thyejë kufij që të promovojë një ndjenjë të thellë miqësie, “kameratizmi”, mes artistëve. Galeria kështu shndërrohet në hapësirë për artistët me prejardhje, zhanre dhe perspektiva të ndryshme, madje, shkrihet në rrjedhë organike duke shkëmbyer ide dhe vepra konkrete që qëndrojnë të fokusuara në horizontin
Tirana Castles

“Kalatë e Tiranës – Guida për Fëmijë dhe të Rritur” mundëson njohjen e Kalave dhe Fortesave të qytetit të Tiranës, si objekte të Trashëgimisë tonë Kulturore. Këto guida egzistojnë në dy forma; fizike dhe digjitale. Skanoni qr-codet më lart për ti shkarkuar ato në versionin digjital. Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen