PRESSURA 2023 – EKSPOZITË NOMADE

pressura

Pressura është një koloni nomade artistësh dedikuar fotografisë sociale. Fotografët apo artistët e angazhuar në projekt, zhvillojnë një sens thellësisht të orientuar drejt narracionit (storytelling) si një mjet sa antik aq edhe modern, për të treguar realitetin shpeshherë kompleks të rajonit tonë, si edhe të luftojnë dizinformimin publik duke autentifikuar realitetin sipas etikës dhe ndërgjegjes së tyre.

Fokus Award 14 Edition

“Fokus Award”, i cili organizohet prej gati dy dekadash në qytetin e Fierit duke arritur tashme në edicionin e tij të 14-të, Ju fton në Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve ditën e premte, datë 22 Shtator 2023, ora 18:00. Fokus Award është jo vetëm festivali më i madh dhe i rëndësishëm por edhe më jetëgjati ndër festivalet e fotografisë në rajon. Festivali organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Fier dhe mbledh rreth tij qindra fotografë profesionistë dhe të apasionuar rreth fotografisë duke krijuar tashmë një komunitet të konsoliduar dhe një vemendje ndërkombëtare reth tij.

Tirana Photo Festival 6th Edition

Ekspozitat e TFF2023 me temën në “Në lëvizje”, jo vetëm që eksploron temën e lëvizjes dhe aktivizimit, sipas vetë temës së konkurseve të festivalit, por gjithashtu mishëron konceptin e demokratizimit të artit duke e çuar atë drejtpërdrejt në hapësirat e përditshme të publikut.

Të shkruash me Dritë

Sot, në ditën botërore të fotografisë, duam t’ju përshëndesim me një kalendar eventesh artistike në të cilat jemi të angazhuar me partnerët tanë pikërisht bazuar në misionin tonë për t’ju dedikuar në 360 gradë fotografisë shqiptare, prej 15 vitesh, prej fillimit tonë. E në fakt, misioni ynë është të konsolidojmë në Shqipëri një skenë dhe një treg të mirëinformuar dhe të globalizuar në sektorin e artit dhe komunikimit, duke filluar pikërisht nga

Web3.0 – From Generative Art to Generative AI Masterclass

This masterclass proposes an introduction and overview of the history and practice of Digital Art, Computational Creativity, Artificial Intelligence and of course, Generative Arts, especially in this important moment of expansion of those media in the art market but with an emphasis on the formal paradigms and algorithms used for generation. We want to inspire the young Albanian artists and transfer to them skills that helps to explore their potential to create art, music, novels and valuable artifacts in the era of NFT, D.A.P, Web 3.0, Chat-GTP, Metaverse, Blockchain, ect. and of course, all this in an aesthetic experience.

PRESSURA

6 fotografë, 4 fundjava nëpër qytete të ndryshme në prezencë, 3 muaj orientim dhe workshop-e me 6 mentorë dhe profesorë në prezencë dhe online, një super team, nje kurator, 6 projekte artistike dhe 1 ekspozitë. Pressura realizohet në kuadër të Smart Ballkans dhe është një risi e Fokus Award 2023.

Motrat Zengo – Instalacion interaktiv / Videomapping

Ky projekt nis nga Sofia dhe Androniqi Zengo, piktoret e para profesioniste në Shqipëri dhe familja e tyre, një dinasti artistësh shqiptarë, por ne zgjedhim ta bëjmë atë një eksperiencë tërësisht zhytëse në art. Në fakt duke u nisur nga teknika e video-mapping, falë teknologjisë së videoprojeksionit në sallën e dedikuar multimediale në Korçë, mundësohet personalizimi dhe dhënia e një karakteri unik një ekspozite mahnitëse me punimet e familjes Zengo në qytetin e tyre. Ekspozita i afron këto dy autore dhe artin tradicional shqiptar me një publik krejt tjetër. Dhe në një mënyrë tjetër.

Europa ime

Nëpërmjet kësaj ftese dëshirojmë t’ju bëjmë pjesë të çeljes së Ekspozitës “EUROPA IME” e cila përmbyll një projekt një vjeçar që nxit diskutimin mbi Europën përmes Artit. Projekti “Arti afron Europën më pranë të rinjve” synon angazhimin e artistëve të artit vizual në Shqipëri dhe në Kosovë, nxit krijimtarinë artistike të të rinjve me Muzë Europën, kontribuon në ligjërimin publik mbi integrimin dhe identitetin europian të shqiptarëve.

FRAKTURA Spaç 2023

Fraktura – si një ndërhyrje artistike site specific dhe takim publik – lindi si një lëvizje alternative me synimin që publiku të kishte një pjesëmarrje aktive e në fakt, çelësi i Frakturës qëndron pikërisht tek ky angazhim i publikut në një rol aktiv dhe tek ftesa për grupe të gjera interesi rreth trashëgimisë së projektit, i cili lidhet ngushtë me vetë fatin e ish- burgut famëkeq të Spaçit.

Të gjithë së bashku, ne iniciuam nje sfidë me projektin Fraktura duke ftuar grupime edhe joinformale në projekte paralele konkrete, të cilat në mënyra të ndryshme ta trajtojnë Kujtesen Kolektive dhe Hapesirën e Spacit si një lëndë për të ndërtuar narracione alternative me atë çfarë është bërë me këto çështje deri në këtë moment. Nga rrënojat e Spaçit duhet të lined një vetëdijësim mbi Mizorinë e diktaturës, kjo padyshim por duhet bërë akoma më shumë: Spaçi është emblemë e asaj mizorie dhe si e tillë shoqëria e sotme ka për detyrë të angazhohet mbi të ardhmen e këtij siti duke synuar muzealizimin e tij. Fraktura synon pikërisht këtë gjë.

Ardian Pepa Solo Show në FAB | UART

We live in a world of perceptions, a world where we usually divide everything into stark contrasts and extreme boundaries of “black or white”. It often happens that we are “on one side of the story”, because let’s face it, we all think we are right (and he, she or they are wrong), we rarely put ourselves in the other’s shoes!