Gëzuar 2023!

Për ne, nuk do të ishte një Vit i Ri nëse nuk do e ndanim me ju duke ju falenderuar jo vetëm për këtë vit të mrekullueshëm që po përfundon, por për gjitha vitet e kaluara, ku së bashku kemi punuar, kemi krijuar, kemi ndërtuar, kemi gabuar, në raste kemi dështuar, në raste kemi triumfuar dhe pse jo, kemi ndryshuar, jemi rritur!
“We The Peoples – 999 Portraits by David Cuka” Ekspozite

David Cuka është një artist shqiptar i cili ka zgjedhur mediumin e fotografisë për të dokumentuar kryesisht aspekte që lidhen me të drejtat e njeriut. Në projektin “999 Portrete” ai e ka përqendruar objektivin e aparatit para personazheve duke i ftuar të jenë vetvetja, pa bërë kurrfarë diferencimi, në asnjë aspekt. David Cuka ka zhvilluar dhe publikuar gjerësisht punën e tij në mediat vendase dhe europiane si dhe ka çelur disa ekspozita në Shqipëri. Me anë të fotografisë, artisti rrit dhe promovon ndërgjegjësimin mbi barazinë sociale, të drejtat e grave, advokon kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI+ në vend e rajon, komunitet të cilit ai vetë i përket, si person transgjinor.
GJON MILI International Video Art Festival

Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “GJON MILI” është një ngjarje vjetore që feston krijimin e Video Artit dhe vendos theks të veçantë në veprat inovative dhe novatore të artit. Në fokus të festivalit u vendosën vepra inovative, provokuese dhe emocionuese të video-artit nga e gjithë bota.
Gjon Mili IVAF u zhvillua nga datat 5-7 shtator në Tiranë, ku në hapjen e madhe në Tulla Cultural Center nuk munguan artistë, artdashës, miq e dashamirës, por më e rëndesishmja video arte nga pjesëmarrës të të gjitha vendet e botës. Gjatë këtyre ditëve nuk munguan Artist Talks si dhe shfaqja e filmave të artistëve në Kalo Gallery, Tonin Harapi Concert Hall dhe Tirana Gallery.
Tirana Photo Festival

Tirana Photo Festival tashmë është bërë festivali më i dashur i fotografisë për të rinjtë e Shqiperisë. Në këtë edicion të pestë ndihemi të lumtur që komuniteti i fotografëve është rritur dhe është bërë bashkëudhëtar i misionit tonë, për të promovuar Shqipërinë përmes fotografisë.
Tema e këtij edicioni ishte Youth/ Rinia, për shumë arsye. Së pari, sepse Tirana për herë të parë mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, dhe rinia sivjet ishte kryefjala e aktiviteteve të shumta në zemër të Shqipërisë. Nga ana tjetër largimi masiv i të rinjve duket se është kthyer në një plagë të shoqërisë sonë, për arsye se fshatra e qytete të tjera janë zbrazur dhe shumë pak prej të ikurve kthehen. Përmes fotografive të aplikantëve, menduam të sjellim një tablo të rinisë së sotshme, rinisë që punon, studion, që argëtohet, rinisë që vuan e largohet, rinisë që ëndërron, që eksploron dhe e promovon Shqiperinë.
Fokus Award 2022

“FOKUS AWARD” vazhdon traditën si festivali më i rëndësishëm i fotografisë artistike shqiptare dhe arrin në edicionin e 13-të të tij me shumë risi dhe evente, në Fier e në Tiranë. Çelja e Festivalit zyrtarisht kurorëzon konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesmarrjen e qindra fotografëve shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota por në të njëjtën kohë hap siparin edhe të ekspozitave paralele dhe takimeve apo konferencave me fotografë ndër më të mirët në botë.
Giveaway fantastik per koleksionin e ri

Sot lançojmë koleksionin tonë te ri dhe me kete rast vendosem te bjeme giveaway nje nga albumet tona qe ju preferoni. Kesaj here dhurojme kete set fantastik per ju dhe prinderit tuaj. Vlera e ofertes qe ju perfitoni falas eshte 500€. Albumet jane te gjithe te personalizuar me fotot tuaja, kopertina dhe aksesoret jane te personalizuar gjithashtu.
REMEMBER / KUJTO

#ekspozita e hapur nga 21 janar deri më 3 shkurt 2021
Ceremonia e hapjes: 21 janar në orën 17:00
Dita e Memories: 27.01.2022 ora 11:00
75 milionë njerëz vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, duke përfshirë rreth 20 milionë personel ushtarak dhe 40 milionë civilë, shumë prej të cilëve vdiqën për shkak të gjenocidit të qëllimshëm, masakrave, bombardimeve masive, sëmundjeve dhe urisë. Nazistët, si pjesë e një programi të qëllimshëm të shfarosjes, vranë sistematikisht mbi 11 milionë njerëz, përfshirë 6 milionë hebrenj. Midis 33-45, naz
A GIFT FOR TIRANA

Urime nga EJAlbum
2021 është në çastet e fundit dhe si përherë duam të ndajmë me ju një kartolinë dhe një urim të sinqertë për Vitin e Ri. Duke uruar që ky mesazh t’ju gjejë mirë pranë familjes dhe të dashurve tuaj dhe para një tavoline të shtruar për festë.
Galeria e Arteve Shkoder – Edicioni i XV-të i Sallonit të Vjeshtës 2021

GALERIA E ARTEVE SHKODER Ka nderin t’ju ftoje ne hapjen e ekspozites se edc te XV te Sallonit te Vjeshtes 2021 me titull:”Nje dhome me vete” kuruar nga Prof.Asc Ardian Isufi dhe Dr.Mng.Imago Mundi Albania, Elton Koritari. ora 18 : 00 date 25.11 – 31 .12.2021Location https://maps.app.goo.gl/p12ZAnbTQb4Svkti8Web- www.gashkoder.com Galeria e Arteve Shkoder – Edicioni i XV-të i Sallonit të Vjeshtës 2021,prezanton temën kuratoriale **Një dhomë më vete…** ______________ The rooms of my life“Dhomat e jetës sime” Janë vargjet e poemës të shkrimtares kontraverse Anne Sextone fituese çmimit Pulitzer në vitin 1967. Shiko atjeMund të hyni pa frikeNuk është asgjë këtu. Shtrati kundër muritLlambë e kundërvënë.Dritë kundër dritares Perdet hapen në mënyrë që të gjithë të mund të shikojnëNdërsa shkoj horizontalisht kundër shtratit.Ne shkojmë, por nëse nuk jeni të sigurt, atëherë në rregullShihni veten në sallë, në derëTek porta. Merre me vete. _Të futemi në keto dhoma duhet të jemi të pregatitur mirë për një vizitë të tillë. Shqisave duhet t’u japim sinjal të fortë që në krye të herës pasi duhma e mureve, çarçafeve, tualeteve akoma të ngarkuar me avujt e ofshamave do na pregatisin mëngjesin e ndërgjegjes.Në paradhomën e kësaj karabinaje kostumi i rastit, nuk është ai që mendonim se do na bënte më të prezantueshëm që në hyrje, por ndoshta ai i portretit vajzëror të një fëmije që përkundej në lisharesin e pafajsisë dhe e… E re…një mijë dyer më parëkur isha një fëmijë i vetmuarnë një shtëpi të madhe me katër garazhedhe ishte verëtërfili rrudhet mbi muayjet e urtë përkulen mbi mua Andje naive, dije e pastër, princeshe gjethnaje me kurore yjesh, gaz i prerë vërtik prej kufirit te memories që e përplas me forcë në tokën e premtuar të zhgënjimit me shije te hidhur jete. Çdo ditë e ushqej botënatje edhe pse zogjtë shpërthejnë djathtas dhe majtas.Unë ushqej botën edhe këtu,duke ofruar biskota për qen në tavolinë.Sidoqoftë, asgjë nuk është ashtu siç duket. Fotografia qartësohet dhe më pas ajo shndërrohet në simbolin e luftëtares dhe i ja fal petkun –“kuratorëve”, duke u rebeluar kundrejt një shoqërie që e ka krijuar atë. Rebelimi i saj gris maskën, ulë perden dhe shfaq me realizëm pamjen e dhomave të vërteta të nje shoqerie që tenton ta tjetersojë atë.Këtë panoramë demaskimi e mban fryma antikonformiste e viteve 60-të, të shek XX-te e cila vë ne diskutim të thellë raportet e shoqërise disi tradicionale me unin përfaqësues që si shkak i ndryshimeve te stilit te jetës, nën efekte të kërkuara, trasmetojne abstragime të një vizioni për një botë tjetër. Një botë që përfshin çdo aspekt të gjendjes njerëzore, përfshirë funksionin dhe rolin e shoqërisë, natyrën dhe motivimin e akteve njerëzore, qëllimin e jetës, etikën ose moralin, rolin e artit në jetën e njerëzve, rolin e përvojës ose arsyes në zhvillimin e njohurive, pavarësisht nëse ekziston vullneti i lirë per to.Me nevojën per tu shkëputur nga abstraktja qasja ndaj reales bëhet e domosdoshme. …secili, sot, në skenën e madhe, aktron duke “genjyer” përmes “kamerave-dhomave” te cell- phone nga çdo kënd i kësaj shoqërie, me projeksion për nga jashtë që në dukje e ka shpartalluar çdo qelizë intime të unit, por që në të vërtet e errëson nga brenda tashmë me kushtin se si duhet të jetë, e jo se si eshte…Kjo na tregon se gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje është një realitet ku ne gjindemi aty përherë, të strukur si në guacke ku nuk shtiremi dot dhe jetojme me të vertetë. Janë historitë e thëna dhe të pathëna të grave, fëmijeve, burrave pleqve të ketij realiteti te sotem. Jane dramat dhe tragjikomedite që asnjere nuk i pamëNdaj; – “Nje dhomë me vete …” është një ftesë e kuratorëve që na provokon deri në fund të shfaqemi ashtu siç jemi. Eshtë një gjest prej liberalesh fanatik të së vërtetës prekur nga vegime revolucionesh të lëna përgjysëm në fundshekullin e XX-të .Vegime të trandura prej tranzicionit TRI-DEKADENT. Eshtë një katror i vizatuar në shesh për një perballje të fortë mes nesh dhe realietit, mes ndërgjegjes sonë dhe superstrukturës se sotme soc-dixhitale. Eshtë një ftesë e re me fjongo ngjyrë mishi qe u drejtohet burrave dhe grave, për të rihapur albumet e vjetra. Ata, kuratorët, ne, duhet t’i hapim këto dhoma ku strehohemi, ne duam të njohim strukturat e secilit prej nesh ne duhet të piqemi përsëri me njëri- tjetrin …Një dhome me vete nuk është një thirrje qe na fton për të ngritur mure e për t’u rrethuar por një ftesë per t’u njohur e per t’u vetëdijesuar…!Aq sa deri ku dhe kujt ja mban! Artiste pjesmarres——————————Fatos Lubonja / Ermal Baboci / Kristian Zara / Albes Fusha / Ormira Lulani / Edmond Gjikopulli / Osman Demiri / Burim Myftiu / Stefan Capaliku / Roland Tasho / Oltsen Gripshi / Ervin Berxolli / Eliza Hoxha / Meri File / Iden temali / Monika Dukaj / Vladimir Myrtezaii Grosha / Florian Haxhihyseni / Helidon Haliti / Iva Seferi / Ardian pepa / Abaz hado / Mikel Temo / Alkida Boshnjaku / Klevis Baja / Nirvana Baja / Eremire Jahja /Arben Suma / Diomen Boriçi / Ergys Vela / Xhovana Preçetaj / Adnan Bushati / Ferid Kola / Sokol Kola / Muhamet Ganjolla / Bip Frrokaj / Lindita Dedukaj / Ahmet Malevia / Afeida Meta / Besmira Malevija / Gjelosh Mitaj / Lindita Zeneli Marku / Aleksander Hila / Adnan Kastrati / Petrit Bilali / Jozo Koçoviç / Artan Draçini / Andi Hila / Denisa Brahimi / Fatmir Kadillari / Liliana Çefa / Teuta Lagja / Rozafa Shpuza / Anila Hetoja / Madalena Tani / Jasir Gradeci / Servet Derguti / Edis Kadija / Rud Faja / Alfred Temali / Gazmend Kruja / Evarist Marashi / Dita Krasniqi / Sidrit Lohja / Fatlum Doçi / Jasir Gradeci / Maria Madalena / Hashim Kruja / Edis Kadija / Ergys Vela / Xhovana Preçetaj / Evarist Marashi / Rozafa Shpuza / Servet Derguti / Anila Hetoja / Eremire Jahja / Gazmend Kruja / Alfred Temali
Parallel 42 – A Circle of Humanity

Një udhëtim figurativ nëpër botë, në hemisferën veriore përgjatë paralelit 42: këtë na ofron “Parallel 42 – A Circle of Humanity”, ekspozita e re nga Fondacioni Imago Mundi me ftesë të COD, Qendrës për Hapje dhe Dialog, vendosur në selinë prestigjioze të Këshillit të Ministrave, në Tiranë, Shqipëri gjatë datave 11 nëntor 2021 – 31 dhjetor 2021.