Albania Knots & Join the Dots

“Join the Dots” është një ekspozitë me plot 40 koleksione arti, një ftesë për të bashkuar pikat duke ndjekur fijen e kuqe që i bashkon ato. Qyteti i Triestes ka qenë gjithmonë një qendër për shkëmbimin e ideve dhe tregtisë, në rastin tonë transformohet në pikën fillestare të një itinerari mes tokës dhe detit, duke na rrugëtuar prej brigjeve të Detit të Veriut në Bagdadin legjendar, në Marokun plot diell, nga stepat e Danubit dhe plazhet e Balltiku, në shkretëtirën e Negev.
AE ACADEMY 2018 – Njoftim

KULTURA E RE E IMAZHIT TRANSFORMON PROFESIONIN MË TË BUKUR NË BOTË.
Imago Mundi – Portretet e artistëve
I nderuar artist Imago Mundi, krijoni portretin tuaj dhe na ndihmoni që profili yt imagomundiart.com të jetë më i plotë.
Tregoni botës artistin që jeni.
EJAlbum – La Biennale di Venezia 2018 – Hapësira Zero Space

Ekspozita e 16-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia do të hapet më 26 maj 2018 duke u mbyllur më 25 nëntor 2018. “La Biennale di Venezia” është themeluar në vitin 1893. Ekspozita e Arkitekturës daton edicionin e parë në vitin 1980 dhe sivjet është në edicionin e saj të 16-të. Pritet një publik prej mbi 300 mijë vizitorësh, paraprirë nga 15 mijë vizitorë të tjerë gjatë ditëve të para të hapjes.
Hapësira Zero Space – Prezantimi para publikut shqiptar

Në datën 23 prill 2018 u zhvillua konferenca e parë e shtypit e projektit pjesmarrës për Shqiperinë në bienalen e Venecias. Metaforikisht, Shqipëria hap pra dyert e saj komode, plot ngjyra dhe tinguj primordiale të Tiranës, në Biennalen e 16 Nderkombëtare të Arkitekturës.
Koleksioni i ri Album Epoca
Koleksioni ynë i ri është një miksim i plot 9 materialeve të çmuara, i 102 modele kopertnash, 3 tipe bordimi të fletëve, përsonalizimeve të pafundme dhe shumë letrave fotografike. E gjithë kjo, për një rezultat prej mbi 100.000 kombinime të ndryshme për 4 linja dhe tipologji klientësh; Silk, Gold, Flower dhe Denim. Përzgjedhja jonë i plotëson të gjitha ngjarjet dhe tipet e shërbimeve fotografike: Martesa, Newborn, fëmijë, ceremoni të rëndësishme, portret, fotografi familjare, etj. Kemi menduar për çdo detaj për të personalizuar albumin tuaj. I cili do të printohet në disa lloj letrash fotografike, si psh: Letër Mat, Letër Metal me plastifikime Mat ose me Shkëlqim. Pse jo edhe letra jonë e fundit, Velvet e cila kujton menjëherë në prekje letrën e dikurshme fotografike. Pas kësaj, mund të zgjidhni formatin dhe madhësinë e albumit; albumi mund të jetë vertikal katror apo landscape. Zgjidhni materialin me të cilin doni të ndërtoni estetikisht atë; Pëlhurë disa llojesh dhe tonalitetesh, Pëlhurë e dekoruar me qëndisje dhe stoli, Lëkurë ose Ekolekurë edhe ajo prej shumë ngjyrash dhe teksturash, Dru i vërtetë, një kombinim i natyrës dhe zejtarisë, Gur natyral për klientë që kërkojnë ekskluzivitet dhe cilësi, Çelik, frymëzuar nga bota teknologjike dhe ajo e dizajnit, Plexyglas, i cili mbron fotografinë tuaj dhe e kthen albumin në një objekt elegant dhe modern. Mund ti shtoni albumit tuaj personalizime të ndryshme si germa metalike, gdhendje ne lazer, fasheta metalike, bordim të fletëve me ar, argjend apo çelik të vërtetë. Ashtu si mund të personalizoni deri edhe kutinë e jashtme të albumit me foton apo emrat tuaj. Pa harruar që mund të shtoni albumet shoqëruas, familja juaj do të jetë e lumtur të ketë nje kopje të albumit për ta shfletuar përherë dhe treguar me krenari. Jeni kuriozë të prekni me duart tuaj koleksionin e ri..? Na kontaktoni. Ndërkohë këtu mund të shkarkoni nje kopje të Forever Magazine. Shih edhe: Album Epoca USB & BOXDisa produket të Album Epoca # 2018, Album Epoca, Artisans, Collections, Dasma Shqiptare, EJAlbum Albania, Fashion, Fotografë Shqiptarë, Fotografi, Gadgets, Gifts, Hand Made, Italy, Martesa, Mated Prints, Memory, PHOTOSI, USB Box, Vogue, Vogue Italia, Wedding, Wedding Albums
Album Epoca & Vogue Italia

Ky vit hapet me një lajm të mirë për të gjithë ne: Album Epoca sjell një koleksion të ri produktesh dhe nje bashkëpunim unik me Vogue Italia. Në numrin e janarit të revistës prestigjioze të modës, do të gjeni një artikull te dedikuar mbi këtë koleksion fantastik, plot ngjyra dhe risi. Gjithashtu, nga bashkëpunimi me Vogue ka lindur revista “FOREVER – Një botë kujtimesh“, një mjet i fuqishëm komunikimi i cili shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër botën e magjishme Album Epoca
AE ACADEMY 2017

Vijmë nga një eksperiencë fantastike që tashmë është kthyer në një traditë të mirëfilltë dhe mjaft të frytshme për fotografët tanë: AE Academy – takimi i përvitshëm mes fotografëve nga e gjithë bota dhe një kompanië lider në botën e fotografisë si Album Epoca. Kësaj radhe ishim në dy location fantastikë, Colli del Tronto dhe Rimini, location që u bënë korniza e tre ditëve të ngjeshura me një program formimi kompleks të cilat kanë në qendër pikërisht evoluimin profesional të fotografëve, përfshirë atyre shqiptarë që marrin pjesë periodikisht në të. Ishin plot 15 lektorë fotografë, ndër më të njohurit në botë por edhe më tej, ekspertë marketingu, imazhi, përfaqësues të suksesshëm nga bota e biznesit, etj.
Franco Fontana në Shqipëri

Ekspozita, kuruar nga vetë artisti italian, vjen në Tiranë pas ekspozimit në Split, Zagreb, Beograd, Cetinje dhe Lignano Sabiadoro, Itali. Ekspozita është një projekt i Qendra për Kërkime dhe Arkivim të Fotografisë, një institucion mjaft i rëndesishëm i Rajonit Friuli Venezia Giulia, me seli në Spilimberga, Itali.
“25 Vjet” – Ekspozitë në C.O.D
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri organizoi në Galerinë COD, eventin “25 vjet Prezenca dhe Bashkëpunimi Zvicerian në Shqipëri”. Marrëdhëniet mes dy vendeve u pasqyruan në ekspoziten fotografike të hapur me këtë rast, ekspozitë e komisionuar nga klienti ynë, Ambasada e Zvicrës dhe që përmbante fotografi të fotografit të njohur shqiptar Roland Tasho, fotografi të printuara në përmasë 50×70 cm dhe të montuar në një suport portfolio tip piuma 10mm me bordim në ngjyrë të bardhë, produkt mjaft i kërkuar ky nga organizatorë ekspozitash fotografike dhe galeri arti. Më poshtë disa prej fotove të eventit.