Ekspozitë fotografike “Përtej kostumeve” – Print kuruar nga EJAlbum

Ekspozita “Përtej kostumeve” u hap pranë ambjenteve të “COD”dhe do të mbahet e hapur prej datës 27 deri në datën 13 Maj.
Gjithnjë kam menduar se kostumet tradicionale janë ndër pasuritë më me vlerë që Shqipëria ka trashëguar ndër shekuj. Personalisht, përherë jam prekur nga interesi i madh i vizitorëve europianë ndaj këtij aspekti të veçantë të identitetit kombëtar shqiptar. Siç e ka thënë Edith Durham, “është e vështirë t’i arratisesh madhështisë së veshjes shqiptare”.
Kursi i Fotografisë 2017
Gjatë muajve prill – qershor 2017, pranë ambjenteve të Institutit Turk të Kulturës “Junus Emre” në Tiranë, u zhvillua kursi i fotografisë, tashmë një traditë mjaft e mirë bashkëpunimi i EJAlbum dhe Institutit në fjalë, trasformuar ndër vite në një event të rëndësishëm mbi fotografinë në Shqipëri. U regjistruan 25 pjesmarrës, përtej interesimeve të tjera. Si pothuaj përherë, cilësia e pjesmarrësve të kursit ishte mjaft e lartë dhe vazhdon tradita e studentëve që vijnë për tu njohur me artin e fotografisë dhe thelluar me të pa patur synimin të fillojne një karriere profesionale me pas.
Moments – EJAlbum at Creative Mornings Tirana
Creative Morning Tirana kishte të ftuar për këtë muaj administratorin e EJAlbum i cili foli para publikut mbi temen Moment. Në këtë link gjeni videon e plotë të leksionit ndërkohë që Eltoni e shpjegon kështu në pak fjalë: – “Në gjithë këto vite, rastet e jetës më kanë afruar me fotografinë në çdo aspekt të saj. Kështu, kam pjekur bindjen që fotografitë thjesht në dukje lindin nga një akt kreativ i momentit i cili gjenerohet dhe konsumohet në çast.
Shqiperia në Biennalen e Mesdheut falë Knots
Prej datës 18 shkurt deri në datë 10 mars 2017, Shqipëria kryeson listën e vendeve pjesëmarrëse në një ekspozitë të rëndësishme ku 163 artistë shqiptarë do të jenë prezentë me punën e tyre nëpërmjet projektit Imago Mundi, tashmë i finalizuar në një koleksion dhe katalog përmbledhës të titulluar “Knots – 163 Contemporary Artists from Albania”.
Koleksioni shqiptar ekspozohet për herë të parë në një ekspozitë që përfshin plot 19 Vende nga Deti Mesdhe dhe që titullohet “Rrugët e Mesdheut”.
Photography Showcase në FAB Gallery
EJAlbum ka një bashkëpunim të gjatë dhe të rëndësishëm me DG Tales – Racconti Digitali. Kjo është një video të shkurtër rreth dy ditësh të rëndësishme për fotografët shqiptarë, jo vetëm për punëtorinë, e përqendruar këtë herë në rrjedhën e punës – nga fotografimi, seti i ndriçimit, kalibrimit i ekraneve, korrigjimi i ngjyrave, printimi i fotografive dhe përgatitja e një ekspozite fotografike – por edhe për angazhimin e vetë fotografëve në një ambjent krejtësisht artistik. Ne bashkëpunuam në këtë workshop me Universitetin e Arteve të Tiranës dhe vendndodhja për këtë ngjarje ishte një nga galeritë më të bukura dhe më të rëndësishme të artit në qytetin e Tiranës, Galeria FAB.
“Flas Shqip” – Ekspozite fotografike. Print kuruar nga EJAlbum
Jemi krenarë të prezantojmë një tjetër projekt tashmë të finalizuar suksesshëm nga EJAlbum; një ekspozitë fotografike, realizuar grafikisht dhe printuar nga kompania jonë. Klientët tanë kësaj radhe ishin Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
“Ditar i një Hapësire” Ekspozitë në GKA. Print kuruar nga EJAlbum

Një punë mjaft e bukur printimin e së cilës patëm rastin ta kuronim në bashkëpunim me partnerët tanë, studio AVizion. Ekspozita “Ditari i një hapësire” zuri fill si një prezantim disamujor i vizionit Shqipëria 2030, vizion i cili bazohet mbi dokumenta strategjikë të hartuar e konsultuar me publikun për disa muaj.
Albania / Knots. 163 Artistë Bashkëkohorë nga Shqipëria
“Me fuqinë e ngjyrës, te stilit dhe të gjuhëve, por edhe përmjet ironisë, në drejtpeshim mes realizmitinterpretimit dhe metaforës, artistët shqiptare na paraqesin 163 vepra me të cilat ata mëtojnë të krijojnë një mozaik të qartë dhe të ri të shoqërisë, politikës dhe njeriut, që ndërpret lidhjet me shtypjet ideologjike të së kaluarës” – Luciano Benetton.
Diplomë Honoris Causa për Luciano Benetton

EJAlbum, në përfundim të projektit Imago Mundi in Albania, u bë iniciatore e një tjetër eventi me rëndësi për artin shqiptar: dhënien e diplomës Honoris Causa nga Universiteti i Arteve për z. Luciano Benetton. Kompania jonë punoi personalisht me të gjithe iter-in dhe proçedurat si dhe me ceremoninë përkatëse pranë Universitetit, ceremoni e cila u zhvillua në sallën e koncerteve të UA në prezencë të vetë z. Benetton, Rektorit të Universitetit Prof. Petrit Malaj, Senatit Akademik, Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, disa ambasadorëve të tjerë, Ministrit të Kulturës së Shqipërise, znj. Mirela Kumbaro si dhe ministra të tjerë, drejtoreshës së Institututit Italian të Kulturës, znj. Adriana Frisena, një delegacioni nga Fondacioni Benetton Studi e Ricerche dhe Fabrica, personalitete arti, kulture dhe të ekonomisë, artistë, publik i thjeshtë, etj.
“Evoked – Architectural Diptychs” – Print nga EJAlbum

Një tjetër ekspozitë mjaft e mirë në të cilën patëm rastin të bashkëpunonim dhe të jepnim kontributin tonë duke kuruar printimet dhe sinjalistikën informuese. “EVOKED” vjen për publikun si një kërkim në ndërtimin informal që po ndodh në vënd që prej fillimit të viteve ‘90. EVOKED është një ekspozitë që vështron ndryshe fenomenin e “lulëzimit” të banimit informal dhe të pakontrolluar në territorin shqiptar që nga viti 1991. Ndërtimi i papërfunduar dhe mënyra e pazakontë për të përdorur strukturat e betonit që janë ende në ndërtim e sipër, ka prodhuar një imazh karakteristik deri në ditët e sotme, e cila ka ndryshuar peizazhin, sidomos vijën bregdetare.