Diplomë Honoris Causa për Luciano Benetton
EJAlbum, në përfundim të projektit Imago Mundi in Albania, u bë iniciatore e një tjetër eventi me rëndësi për artin shqiptar: dhënien e diplomës Honoris Causa nga Universiteti i Arteve për z. Luciano Benetton. Kompania jonë punoi personalisht me të gjithe iter-in dhe proçedurat si dhe me ceremoninë përkatëse pranë Universitetit, ceremoni e cila u zhvillua në sallën e koncerteve të UA në prezencë të vetë z. Benetton, Rektorit të Universitetit Prof. Petrit Malaj, Senatit Akademik, Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, disa ambasadorëve të tjerë, Ministrit të Kulturës së Shqipërise, znj. Mirela Kumbaro si dhe ministra të tjerë, drejtoreshës së Institututit Italian të Kulturës, znj. Adriana Frisena, një delegacioni nga Fondacioni Benetton Studi e Ricerche dhe Fabrica, personalitete arti, kulture dhe të ekonomisë, artistë, publik i thjeshtë, etj.