Blogu dhe Lajmet e EJAlbum

BEHIND THE CURTAIN THERE ARE OTHER CURTAINS

Open Art Gallery Prishtinë (KS)
19/06/2024
Në këtë ekspozitë – një ndërhyrje specifike nga Naim Spahiu në hapësirat e Open Art Gallery në Prishtinë – hasim në një cikël të ri punësh dhe territoresh të paeksploruara më parë ku teknika dhe materiali janë të lidhura ngushtë me një proces të gjatë dhe në fund rezultojnë në një manifest publik të artistit. Punët janë pjesë e ciklit “Notarët e Kohës”, një eksplorim i marrëdhënies midis kohës dhe përvojës njerëzore, ku
tirana castle

Family Art Guides prezanton “Kalatë e Tiranës” për shkollat e qytetit

13/04/2024
Në vijim të prezantimeve publike të projektit “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës - Udhëzues për fëmijë e të rinj” (Tirana Castles), Family Art Guides organizoi një seri eventesh prezantuese të dedikuara nxënësve të shkollave publike dhe private të kryeqytetit, duke e çuar projektin më pranë komunitetit arsimor.

“ËNDËRR METALURGJIKE” Finissage

Qendra e Artit Kursaal Santalucia, Bari, Itali
29/03/2024
Ditët e fundit për të vizituar ekspozitën “Sogno Metallurgico / Ëndërr Metalurgjike”, ekspozitë personale e artit Ardian Isufi. Një projekt i Regione Puglia dhe Fondazione Pino Pascali, realizuar në bashkëpunim me EJAlbum nën kurimin e Gaetano Centrone me drejtor te projektit Elton Koritari.

ARMANDO BABANI – EFEKTI I KONFLIKTIT

Orvieto, Itali
11/03/2024
Një fëmijë “i burgosur” në shtëpinë e tij nga një përmbytje, karvane të pafund refugjatësh të sfinitur, Edi Rama artist me kapuç si një adoloshent përpara një pjate makaronash, Schumacher i lodhur dhe i deluzionuar pas një gare, busti i ish diktatorit jo më në kembë me turmën sipër, mijëra litarë të varur për njerëz të dëshpëruar që braktisin vendin tonë. Ka edhe këtë fytyrë fotografia e Armando Babanit,

ARMËPUSHIM” / “ARMISTICE”

Open Art Gallery Prishtinë, Kosovë
30/11/2023
“Përmes një procesi të gjatë dialogu dhe bashkëpunimi, si një “ART-Pushim”, rrugëtimi ynë synon që të thyejë kufij që të promovojë një ndjenjë të thellë miqësie, “kameratizmi”, mes artistëve. Galeria kështu shndërrohet në hapësirë për artistët me prejardhje, zhanre dhe perspektiva të ndryshme, madje, shkrihet në rrjedhë organike duke shkëmbyer ide dhe vepra konkrete që qëndrojnë të fokusuara në horizontin
tirana castle

Family Art Guides prezanton “Tirana Castles” në Petrelë

20/11/2023
Më 20 nëntor 2023, në Sheshin “Mamica” në Petrelë, u zhvillua eventi prezantues i projektit “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës - Udhëzues për fëmijë e të rinj” (Tirana Art Guides), një iniciativë që synon të afrojë brezat e rinj me trashëgiminë kulturore të qytetit përmes artit, ilustrimit dhe edukimit bashkëkohor.

Tirana Castles

Tiranë
20/11/2023
“Kalatë e Tiranës – Guida për Fëmijë dhe të Rritur” mundëson njohjen e Kalave dhe Fortesave të qytetit të Tiranës, si objekte të Trashëgimisë tonë Kulturore. Këto guida egzistojnë në dy forma; fizike dhe digjitale. Skanoni qr-codet më lart për ti shkarkuar ato në versionin digjital. Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen

Family Art Guides prezanton “Tirana Castles” në zemër të qytetit

19/11/2023
Më 19 nëntor 2023, projekti “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës - Udhëzues për fëmijë e të rinj” (Tirana Castles) i organizuar nga Family Art Guides u prezantua në një nga hapësirat historike të kryeqytetit, në Kalanë e Tiranës.

“Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës” – Workshop

23/10/2023
Gjatë kësaj jave, Family Art Guides organizoi dy workshop-e në kuadër të projektit “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës – Udhëzues për fëmijë dhe të rinj”.
pressura

PRESSURA 2023 – EKSPOZITË NOMADE

Amfiteatri i Universitetit të Arteve, Sheshi Nënë Tereza
16/01/2023
Pressura është një koloni nomade artistësh dedikuar fotografisë sociale. Fotografët apo artistët e angazhuar në projekt, zhvillojnë një sens thellësisht të orientuar drejt narracionit (storytelling) si një mjet sa antik aq edhe modern, për të treguar realitetin shpeshherë kompleks të rajonit tonë, si edhe të luftojnë dizinformimin publik duke autentifikuar realitetin sipas etikës dhe ndërgjegjes së tyre.