Blogu dhe Lajmet e EJAlbum

AE ACADEMY 2017

Tiranë
19/11/1017
Vijmë nga një eksperiencë fantastike që tashmë është kthyer në një traditë të mirëfilltë dhe mjaft të frytshme për fotografët tanë: AE Academy – takimi i përvitshëm mes fotografëve nga e gjithë bota dhe një kompanië lider në botën e fotografisë si Album Epoca. Kësaj radhe ishim në dy location fantastikë, Colli del Tronto dhe Rimini, location që u bënë korniza e tre ditëve të ngjeshura me një program formimi kompleks të cilat kanë në qendër pikërisht evoluimin profesional të fotografëve, përfshirë atyre shqiptarë që marrin pjesë periodikisht në të. Ishin plot 15 lektorë fotografë, ndër më të njohurit në botë por edhe më tej, ekspertë marketingu, imazhi, përfaqësues të suksesshëm nga bota e biznesit, etj.

Franco Fontana në Shqipëri

Tiranë
07/10/2027
Ekspozita, kuruar nga vetë artisti italian, vjen në Tiranë pas ekspozimit në Split, Zagreb, Beograd, Cetinje dhe Lignano Sabiadoro, Itali. Ekspozita është një projekt i Qendra për Kërkime dhe Arkivim të Fotografisë, një institucion mjaft i rëndesishëm i Rajonit Friuli Venezia Giulia, me seli në Spilimberga, Itali.

“25 Vjet” – Ekspozitë në C.O.D

Tiranë
13/09/2017
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri organizoi në Galerinë COD, eventin “25 vjet Prezenca dhe Bashkëpunimi Zvicerian në Shqipëri”. Marrëdhëniet mes dy vendeve u pasqyruan në ekspoziten fotografike të hapur me këtë rast, ekspozitë e komisionuar nga klienti ynë, Ambasada e Zvicrës dhe që përmbante fotografi të fotografit të njohur shqiptar Roland Tasho, fotografi të printuara në përmasë 50×70 cm dhe të montuar në një suport portfolio tip piuma 10mm me bordim në ngjyrë të bardhë, produkt mjaft i kërkuar ky nga organizatorë ekspozitash fotografike dhe galeri arti. Më poshtë disa prej fotove të eventit.

Ekspozitë fotografike “Përtej kostumeve” – Print kuruar nga EJAlbum

Tiranë
12/04/2017
Ekspozita “Përtej kostumeve” u hap pranë ambjenteve të “COD”dhe do të mbahet e hapur prej datës 27 deri në datën 13 Maj.  Gjithnjë kam menduar se kostumet tradicionale janë ndër pasuritë më me vlerë që Shqipëria ka trashëguar ndër shekuj. Personalisht, përherë jam prekur nga interesi i madh i vizitorëve europianë ndaj këtij aspekti të veçantë të identitetit kombëtar shqiptar. Siç e ka thënë Edith Durham, “është e vështirë t’i arratisesh madhështisë së veshjes shqiptare”.

Kursi i Fotografisë 2017

Tiranë
04/04/2017
Gjatë muajve prill – qershor 2017, pranë ambjenteve të Institutit Turk të Kulturës “Junus Emre” në Tiranë, u zhvillua kursi i fotografisë, tashmë një traditë mjaft e mirë bashkëpunimi i EJAlbum dhe Institutit në fjalë, trasformuar ndër vite në një event të rëndësishëm mbi fotografinë në Shqipëri. U regjistruan 25 pjesmarrës, përtej interesimeve të tjera. Si pothuaj përherë, cilësia e pjesmarrësve të kursit ishte mjaft e lartë dhe vazhdon tradita e studentëve që vijnë për tu njohur me artin e fotografisë dhe thelluar me të pa patur synimin të fillojne një karriere profesionale me pas.

Moments – EJAlbum at Creative Mornings Tirana

Tiranë
24/02/2017
Creative Morning Tirana kishte të ftuar për këtë muaj administratorin e EJAlbum i cili foli para publikut mbi temen Moment. Në këtë link gjeni videon e plotë të leksionit ndërkohë që Eltoni e shpjegon kështu në pak fjalë: – “Në gjithë këto vite, rastet e jetës më kanë afruar me fotografinë në çdo aspekt të saj. Kështu, kam pjekur bindjen që fotografitë thjesht në dukje lindin nga një akt kreativ i momentit i cili gjenerohet dhe konsumohet në çast.

Shqiperia në Biennalen e Mesdheut falë Knots

Tiranë
18/02/2026
Prej datës 18 shkurt deri në datë 10 mars 2017, Shqipëria kryeson listën e vendeve pjesëmarrëse në një ekspozitë të rëndësishme ku 163 artistë shqiptarë do të jenë prezentë me punën e tyre nëpërmjet projektit Imago Mundi, tashmë i finalizuar në një koleksion dhe katalog përmbledhës të titulluar “Knots – 163 Contemporary Artists from Albania”. Koleksioni shqiptar ekspozohet për herë të parë në një ekspozitë që përfshin plot 19 Vende nga Deti Mesdhe dhe që titullohet “Rrugët e Mesdheut”.

Photography Showcase në FAB Gallery

Tiranë
17/01/2017
EJAlbum ka një bashkëpunim të gjatë dhe të rëndësishëm me DG Tales – Racconti Digitali. Kjo është një video të shkurtër rreth dy ditësh të rëndësishme për fotografët shqiptarë, jo vetëm për punëtorinë, e përqendruar këtë herë në rrjedhën e punës – nga fotografimi, seti i ndriçimit, kalibrimit i ekraneve, korrigjimi i ngjyrave, printimi i fotografive dhe përgatitja e një ekspozite fotografike – por edhe për angazhimin e vetë fotografëve në një ambjent krejtësisht artistik. Ne bashkëpunuam në këtë workshop me Universitetin e Arteve të Tiranës dhe vendndodhja për këtë ngjarje ishte një nga galeritë më të bukura dhe më të rëndësishme të artit në qytetin e Tiranës, Galeria FAB.

“Flas Shqip” – Ekspozite fotografike. Print kuruar nga EJAlbum

Tiranë
14/11/2016
Jemi krenarë të prezantojmë një tjetër projekt tashmë të finalizuar suksesshëm nga EJAlbum; një ekspozitë fotografike, realizuar grafikisht dhe printuar nga kompania jonë. Klientët tanë kësaj radhe ishin Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

“Ditar i një Hapësire” Ekspozitë në GKA. Print kuruar nga EJAlbum

Tiranë
01/09/2016
Një punë mjaft e bukur printimin e së cilës patëm rastin ta kuronim në bashkëpunim me partnerët tanë, studio AVizion. Ekspozita “Ditari i një hapësire” zuri fill si një prezantim disamujor i vizionit Shqipëria 2030, vizion i cili bazohet mbi dokumenta strategjikë të hartuar e konsultuar me publikun për disa muaj.