Blogu dhe Lajmet e EJAlbum

“80 Vite. Nga Vittorio Ballio MORPURGO tek Mario PETRESCHI…”

Tiranë
30/10/2018
Kjo ekspozitë vjen me rastin e 80 vjetorit të ndërtimit të Ndërtesës Qëndrore të Bankës së Shqipërisë. Selia Qëndrore e Bankës së Shqipërisë për dekada ka qenë monumenti më i rëndësishëm i sheshit qendror të Tiranës dhe ndër vite ka krijuar identitetin e këtij sheshi duke qenë në të njëjtën kohë pjesë identitare e ansamblit arketiktonik të kryeqytetit.

AE PHOTOGRAPHY AWARDS – 2nd Edition

Tiranë
27/09/2018
Rikthehemi me një nga konkurset më të bukur të vitit: AE Photography Awards. Ju keni tashmë edhe një arsye më shumë për t’ju bashkuar kolegëve tuaj fotografë nga e gjithë bota dhe për të marrë pjesë në AE Accademy 2018. AE Photography Awards është pra një konkurs fotografie që synon nxitjen e krijimtarisë tuaj dhe përhapjen e kulturës fotografike. Pjesmarrja është falas dhe fituesit e konkursit do të shpërblehen me çmimet përkatëse në datën 10 nëntor, në një event të dedikuar gjatë AE Academy.

Album Epoca USB & BOX

Tiranë
29/08/2018
“Qasja ndaj dritës është ndër dallimet kryesore mes fotografisë së mirë dhe fotografisë së zakonshme. Këtu fillon beteja e çdo fotografi për ta “nënshtruar” dritën në favor të tij. Asnjë element tjetër në fotografi nuk është i fotografit përveç dritës..” – vjen me këtë qasje këtë vit një event i cili tashmë është traditë e bukur dhe unikale e fotografisë shqiptare.

JOIN THE DOTS – Imago Mundi Trieste

Trieste
30/05/2018
Falë Imago Mundi, 163 artistë shqiptarë ekspozojnë së bashku me artistë nga 40 vënde të Mesdheut. “Join the Dots” është një ekspozitë me plot 40 koleksione arti, një ftesë për të bashkuar pikat duke ndjekur fijen e kuqe që i bashkon ato. Qyteti i Triestes ka qenë gjithmonë një qendër për shkëmbimin e ideve dhe tregtisë, në rastin tonë transformohet në pikën fillestare të një itinerari mes tokës dhe detit, duke na rrugëtuar prej brigjeve të Detit të Veriut në Bagdadin legjenda

Albania Knots & Join the Dots

Trieste
28/05/2018
“Join the Dots” është një ekspozitë me plot 40 koleksione arti, një ftesë për të bashkuar pikat duke ndjekur fijen e kuqe që i bashkon ato. Qyteti i Triestes ka qenë gjithmonë një qendër për shkëmbimin e ideve dhe tregtisë, në rastin tonë transformohet në pikën fillestare të një itinerari mes tokës dhe detit, duke na rrugëtuar prej brigjeve të Detit të Veriut në Bagdadin legjendar, në Marokun plot diell, nga stepat e Danubit dhe plazhet e Balltiku, në shkretëtirën e Negev.

AE ACADEMY 2018 – Njoftim

Tiranë
18/05/2018
KULTURA E RE E IMAZHIT TRANSFORMON PROFESIONIN MË TË BUKUR NË BOTË. 

Imago Mundi – Portretet e artistëve

Tiranë
04/05/2018
I nderuar artist Imago Mundi, krijoni portretin tuaj dhe na ndihmoni që profili yt imagomundiart.com të jetë më i plotë. Tregoni botës artistin që jeni.

EJAlbum – La Biennale di Venezia 2018 – Hapësira Zero Space

Tiranë
26/04/2018
Ekspozita e 16-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia do të hapet më 26 maj 2018 duke u mbyllur më 25 nëntor 2018. “La Biennale di Venezia” është themeluar në vitin 1893. Ekspozita e Arkitekturës daton edicionin e parë në vitin 1980 dhe sivjet është në edicionin e saj të 16-të. Pritet një publik prej mbi 300 mijë vizitorësh, paraprirë nga 15 mijë vizitorë të tjerë gjatë ditëve të para të hapjes.

Hapësira Zero Space – Prezantimi para publikut shqiptar

Tiranë
26/04/2018
Në datën 23 prill 2018 u zhvillua konferenca e parë e shtypit e projektit pjesmarrës për Shqiperinë në bienalen e Venecias. Metaforikisht, Shqipëria hap pra dyert e saj komode, plot ngjyra dhe tinguj primordiale të Tiranës, në Biennalen e 16 Nderkombëtare të Arkitekturës.

Koleksioni i ri Album Epoca

Tiranë
05/03/2018