Blogu dhe Lajmet e EJAlbum

JOIN THE DOTS – Imago Mundi Trieste

Trieste
30/05/2018
Falë Imago Mundi, 163 artistë shqiptarë ekspozojnë së bashku me artistë nga 40 vënde të Mesdheut. “Join the Dots” është një ekspozitë me plot 40 koleksione arti, një ftesë për të bashkuar pikat duke ndjekur fijen e kuqe që i bashkon ato. Qyteti i Triestes ka qenë gjithmonë një qendër për shkëmbimin e ideve dhe tregtisë, në rastin tonë transformohet në pikën fillestare të një itinerari mes tokës dhe detit, duke na rrugëtuar prej brigjeve të Detit të Veriut në Bagdadin legjenda

Albania Knots & Join the Dots

Trieste
28/05/2018
“Join the Dots” është një ekspozitë me plot 40 koleksione arti, një ftesë për të bashkuar pikat duke ndjekur fijen e kuqe që i bashkon ato. Qyteti i Triestes ka qenë gjithmonë një qendër për shkëmbimin e ideve dhe tregtisë, në rastin tonë transformohet në pikën fillestare të një itinerari mes tokës dhe detit, duke na rrugëtuar prej brigjeve të Detit të Veriut në Bagdadin legjendar, në Marokun plot diell, nga stepat e Danubit dhe plazhet e Balltiku, në shkretëtirën e Negev.

AE ACADEMY 2018 – Njoftim

Tiranë
18/05/2018
KULTURA E RE E IMAZHIT TRANSFORMON PROFESIONIN MË TË BUKUR NË BOTË. 

Imago Mundi – Portretet e artistëve

Tiranë
04/05/2018
I nderuar artist Imago Mundi, krijoni portretin tuaj dhe na ndihmoni që profili yt imagomundiart.com të jetë më i plotë. Tregoni botës artistin që jeni.

EJAlbum – La Biennale di Venezia 2018 – Hapësira Zero Space

Tiranë
26/04/2018
Ekspozita e 16-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia do të hapet më 26 maj 2018 duke u mbyllur më 25 nëntor 2018. “La Biennale di Venezia” është themeluar në vitin 1893. Ekspozita e Arkitekturës daton edicionin e parë në vitin 1980 dhe sivjet është në edicionin e saj të 16-të. Pritet një publik prej mbi 300 mijë vizitorësh, paraprirë nga 15 mijë vizitorë të tjerë gjatë ditëve të para të hapjes.

Hapësira Zero Space – Prezantimi para publikut shqiptar

Tiranë
26/04/2018
Në datën 23 prill 2018 u zhvillua konferenca e parë e shtypit e projektit pjesmarrës për Shqiperinë në bienalen e Venecias. Metaforikisht, Shqipëria hap pra dyert e saj komode, plot ngjyra dhe tinguj primordiale të Tiranës, në Biennalen e 16 Nderkombëtare të Arkitekturës.

Koleksioni i ri Album Epoca

Tiranë
05/03/2018

Album Epoca & Vogue Italia

Tiranë
30/01/2018
Ky vit hapet me një lajm të mirë për të gjithë ne: Album Epoca sjell një koleksion të ri produktesh dhe nje bashkëpunim unik me Vogue Italia. Në numrin e janarit të revistës prestigjioze të modës, do të gjeni një artikull te dedikuar mbi këtë koleksion fantastik, plot ngjyra dhe risi. Gjithashtu, nga bashkëpunimi me Vogue ka lindur revista “FOREVER – Një botë kujtimesh“, një mjet i fuqishëm komunikimi i cili shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër botën e magjishme Album Epoca

AE ACADEMY 2017

Tiranë
19/11/1017
Vijmë nga një eksperiencë fantastike që tashmë është kthyer në një traditë të mirëfilltë dhe mjaft të frytshme për fotografët tanë: AE Academy – takimi i përvitshëm mes fotografëve nga e gjithë bota dhe një kompanië lider në botën e fotografisë si Album Epoca. Kësaj radhe ishim në dy location fantastikë, Colli del Tronto dhe Rimini, location që u bënë korniza e tre ditëve të ngjeshura me një program formimi kompleks të cilat kanë në qendër pikërisht evoluimin profesional të fotografëve, përfshirë atyre shqiptarë që marrin pjesë periodikisht në të. Ishin plot 15 lektorë fotografë, ndër më të njohurit në botë por edhe më tej, ekspertë marketingu, imazhi, përfaqësues të suksesshëm nga bota e biznesit, etj.

Franco Fontana në Shqipëri

Tiranë
07/10/2027
Ekspozita, kuruar nga vetë artisti italian, vjen në Tiranë pas ekspozimit në Split, Zagreb, Beograd, Cetinje dhe Lignano Sabiadoro, Itali. Ekspozita është një projekt i Qendra për Kërkime dhe Arkivim të Fotografisë, një institucion mjaft i rëndesishëm i Rajonit Friuli Venezia Giulia, me seli në Spilimberga, Itali.