Kush jemi ne?
Ne jemi një ekip profesionistësh nga fushat e arsimit, historisë, artit dhe dizajnit, të cilët besojnë se kultura duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë, veçanërisht për fëmijët dhe familjet. Ne krijojmë përmbajtje që lidhin të kaluarën me të tashmen përmes metodave kreative dhe të përshtatshme për moshën.
Family Art Guides është një brand i regjistruar nën emrin MeWe &EJAlbum.

Çfarë bëjmë ne?
Ne zhvillojmë udhëzues të ilustruar, lojëra edukative dhe materiale interaktive që prezantojnë trashëgiminë kulturore, natyrore dhe historike të Shqipërisë në një mënyrë të thjeshtuar për fëmijët dhe familjet. Secili nga produktet tona bazohet në kërkime të kujdesshme, dizajn bashkëkohor dhe gjuhë të qartë për audiencën më të rëndësishme në planet: fëmijët.
Ne krijojmë përmbajtje edukative që i flet fëmijëve në gjuhën e tyre: me ilustrime, pyetje që nxisin mendimin, aktivitete kreative dhe struktura të kuptueshme. Udhëzuesit tanë janë ndërtuar për të ndihmuar mësuesit, prindërit dhe institucionet arsimore të sjellin historinë, artin dhe trashëgiminë në klasë dhe në jetën e përditshme.
Vizioni ynë është të ëndërrojmë për një Shqipëri ku cdo fëmijë ka mundësi të eksplorojë kulturë të mrekullueshme, histori tërheqëse dhe natyrë të bukur përmes aventurave argëtuese, kreative dhe të gëzuara! Cdo muze, kështjellë dhe park bëhet një vend magjik i të mësuarit, zbulimit dhe lojës.
Kush po bashkohet me aventuren tonë?
Fëmijë të mrekullueshëm nga 5 deri në 14 vjeç!
Familje shqiptare dhe ndërkombëtare që eksplorojnë Shqipërinë!
Shkolla dhe muze që krijojnë argëtim për familjet!
Komunitete lokale që ndajnë trashëgiminë e tyre të mrekullueshme!
Qëllimet tona për këtë projekt janë të krijojmë udhëzues miqësor për fëmijët për cdo muze, galeri, sit arkeologjik dhe park natyror në Shqipëri! Të ndërtojmë një koleksion të mrekullueshëm thesari “Made in Albania” për eksploruesit e vegjël dhe të lidhim gjyshërit, prindërit dhe fëmijët përmes dashurisë për trashëgiminë tonë të bukur!
Shih edhe: