Blogu dhe Lajmet e EJAlbum

Web3.0 – From Generative Art to Generative AI Masterclass

Europe House Albania
20/06/2023
This masterclass proposes an introduction and overview of the history and practice of Digital Art, Computational Creativity, Artificial Intelligence and of course, Generative Arts, especially in this important moment of expansion of those media in the art market but with an emphasis on the formal paradigms and algorithms used for generation. We want to inspire the young Albanian artists and transfer to them skills that helps to explore their potential to create art, music, novels and valuable artifacts in the era of NFT, D.A.P, Web 3.0, Chat-GTP, Metaverse, Blockchain, ect. and of course, all this in an aesthetic experience.

PRESSURA

Tirane
05/06/2023
6 fotografë, 4 fundjava nëpër qytete të ndryshme në prezencë, 3 muaj orientim dhe workshop-e me 6 mentorë dhe profesorë në prezencë dhe online, një super team, nje kurator, 6 projekte artistike dhe 1 ekspozitë. Pressura realizohet në kuadër të Smart Ballkans dhe është një risi e Fokus Award 2023.

Motrat Zengo – Instalacion interaktiv / Videomapping

Salla Multimediale e Bibliotekës, Korçë (AL)
26/05/2023
Ky projekt nis nga Sofia dhe Androniqi Zengo, piktoret e para profesioniste në Shqipëri dhe familja e tyre, një dinasti artistësh shqiptarë, por ne zgjedhim ta bëjmë atë një eksperiencë tërësisht zhytëse në art. Në fakt duke u nisur nga teknika e video-mapping, falë teknologjisë së videoprojeksionit në sallën e dedikuar multimediale në Korçë, mundësohet personalizimi dhe dhënia e një karakteri unik një ekspozite mahnitëse me punimet e familjes Zengo në qytetin e tyre. Ekspozita i afron këto dy autore dhe artin tradicional shqiptar me një publik krejt tjetër. Dhe në një mënyrë tjetër.

Europa ime

Kosovë
27/03/2023
Nëpërmjet kësaj ftese dëshirojmë t’ju bëjmë pjesë të çeljes së Ekspozitës “EUROPA IME” e cila përmbyll një projekt një vjeçar që nxit diskutimin mbi Europën përmes Artit. Projekti “Arti afron Europën më pranë të rinjve” synon angazhimin e artistëve të artit vizual në Shqipëri dhe në Kosovë, nxit krijimtarinë artistike të të rinjve me Muzë Europën, kontribuon në ligjërimin publik mbi integrimin dhe identitetin europian të shqiptarëve.

FRAKTURA Spaç 2023

Ish-Burgu i Spaçit, Shqipëri
17/02/2023
Fraktura – si një ndërhyrje artistike site specific dhe takim publik – lindi si një lëvizje alternative me synimin që publiku të kishte një pjesëmarrje aktive e në fakt, çelësi i Frakturës qëndron pikërisht tek ky angazhim i publikut në një rol aktiv dhe tek ftesa për grupe të gjera interesi rreth trashëgimisë së projektit, i cili lidhet ngushtë me vetë fatin e ish- burgut famëkeq të Spaçit. Të gjithë së bashku, ne iniciuam nje sfidë me projektin Fraktura duke ftuar grupime edhe joinformale në projekte paralele konkrete, të cilat në mënyra të ndryshme ta trajtojnë Kujtesen Kolektive dhe Hapesirën e Spacit si një lëndë për të ndërtuar narracione alternative me atë çfarë është bërë me këto çështje deri në këtë moment. Nga rrënojat e Spaçit duhet të lined një vetëdijësim mbi Mizorinë e diktaturës, kjo padyshim por duhet bërë akoma më shumë: Spaçi është emblemë e asaj mizorie dhe si e tillë shoqëria e sotme ka për detyrë të angazhohet mbi të ardhmen e këtij siti duke synuar muzealizimin e tij. Fraktura synon pikërisht këtë gjë.

Ardian Pepa Solo Show në FAB | UART

FAB Gallery – University of Arts Tiranë
16/02/2023
We live in a world of perceptions, a world where we usually divide everything into stark contrasts and extreme boundaries of “black or white”. It often happens that we are “on one side of the story”, because let’s face it, we all think we are right (and he, she or they are wrong), we rarely put ourselves in the other’s shoes!

Gëzuar 2023!

Tirane
31/12/2022
Për ne, nuk do të ishte një Vit i Ri nëse nuk do e ndanim me ju duke ju falenderuar jo vetëm për këtë vit të mrekullueshëm që po përfundon, por për gjitha vitet e kaluara, ku së bashku kemi punuar, kemi krijuar, kemi ndërtuar, kemi gabuar, në raste kemi dështuar, në raste kemi triumfuar dhe pse jo, kemi ndryshuar, jemi rritur!

“We The Peoples – 999 Portraits by David Cuka” Ekspozite

Tirane-Puke-Permet-Durres
22/10/2022
David Cuka është një artist shqiptar i cili ka zgjedhur mediumin e fotografisë për të dokumentuar kryesisht aspekte që lidhen me të drejtat e njeriut. Në projektin “999 Portrete” ai e ka përqendruar objektivin e aparatit para personazheve duke i ftuar të jenë vetvetja, pa bërë kurrfarë diferencimi, në asnjë aspekt. David Cuka ka zhvilluar dhe publikuar gjerësisht punën e tij në mediat vendase dhe europiane si dhe ka çelur disa ekspozita në Shqipëri. Me anë të fotografisë, artisti rrit dhe promovon ndërgjegjësimin mbi barazinë sociale, të drejtat e grave, advokon kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI+ në vend e rajon, komunitet të cilit ai vetë i përket, si person transgjinor.

GJON MILI International Video Art Festival

Manhattan / NY
19/10/2022
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “GJON MILI” është një ngjarje vjetore që feston krijimin e Video Artit dhe vendos theks të veçantë në veprat inovative dhe novatore të artit. Në fokus të festivalit u vendosën vepra inovative, provokuese dhe emocionuese të video-artit nga e gjithë bota. Gjon Mili IVAF u zhvillua nga datat 5-7 shtator në Tiranë, ku në hapjen e madhe në Tulla Cultural Center nuk munguan artistë, artdashës, miq e dashamirës, por më e rëndesishmja video arte nga pjesëmarrës të të gjitha vendet e botës. Gjatë këtyre ditëve nuk munguan Artist Talks si dhe shfaqja e filmave të artistëve në Kalo Gallery, Tonin Harapi Concert Hall dhe Tirana Gallery.

Tirana Photo Festival

Tiranë
19/10/2022
Tirana Photo Festival tashmë është bërë festivali më i dashur i fotografisë për të rinjtë e Shqiperisë. Në këtë edicion të pestë ndihemi të lumtur që komuniteti i fotografëve është rritur dhe është bërë bashkëudhëtar i misionit tonë, për të promovuar Shqipërinë përmes fotografisë. Tema e këtij edicioni ishte Youth/ Rinia, për shumë arsye. Së pari, sepse Tirana për herë të parë mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, dhe rinia sivjet ishte kryefjala e aktiviteteve të shumta në zemër të Shqipërisë. Nga ana tjetër largimi masiv i të rinjve duket se është kthyer në një plagë të shoqërisë sonë, për arsye se fshatra e qytete të tjera janë zbrazur dhe shumë pak prej të ikurve kthehen. Përmes fotografive të aplikantëve, menduam të sjellim një tablo të rinisë së sotshme, rinisë që punon, studion, që argëtohet, rinisë që vuan e largohet, rinisë që ëndërron, që eksploron dhe e promovon Shqiperinë.