Tirana Photo Festival
U organizua këto ditë edicioni i dytë i Tirana Photo Festival, eveniment i rëndësishëm i fotografisë në Tiranë. Edicioni i parë u zhvillua vitin e shkuar nga 1-9 Nëntor me temën: “Promoting Tirana Through Photography”. Festivali përfshin jo vetëm konkursin e fotografis por edhe trajnime, vizita dhe biseda me shkollat për promovimin e fotografisë dhe temës së festivalit, ekspozitën gjatë datave 8 deri në 15 tetor, çmimet për fotografët më të mirë, por dhe një sërë workshopesh dhe photo-tour si edhe photo-walk për të apasionuarit, të cilat zhvillohen gjatë ditëve të festivalit.