27 Nëntor, 2020 EJAlbum Albania

Black Friday Days

Të dashur miq!

Është një Black Friday i veçantë ky por “The Show Must Go On”. Klientët tanë janë të mësuar të marrin oferta këto ditë dhe ne nuk mund ti zhgënjejmë.

Me gjithë periudhën e vështirë që po kalojmë, ne duam të jemi pranë jush për të investuar së bashku me besimin se e ardhmja e sektorit është padyshim e garantuar dhe më e mirë. Por për këtë gjë duhet të jemi të përgatitur.

Kështu, kemi përgatitur një ofertë të parezistueshme kësaj radhe: BlackFriday2x1: Porosit një album dhe mund të marrësh një të dytë GRATIS. Për më tepër, albumi i dytë mund të ketë një tjetër kopertinë dhe një tjetër design por duhet të jetë patjetër njē album mostër pēr studion tuaj.

Për të përfituar nga kjo ofertë duhet që urdhëri të konfirmohet brenda datës 2 dhjetor 2020 dhe të ketë një vlerë prej të paktën 299 Euro. Mund tē jenë edhe disa albume njëherësh apo produkte të tjera nga Album Epoca. Është natyrisht e vlefshme edhe oferta Full Service Design, ju na dërgoni fotot dhe ne realizojmë produktin më të bukur në botë për ju dhe klientet tuaj.

Për çdo pyetje apo informacione të metejshme mund të na dërgoni një emaili, të na telefononi ose të drejtoheni në showroomin tonë. Brenda gjithë standarteve të mbrojtjes prej covid19, për ju dhe klientët tuaj jemi të hapur si përherë.

Mund të porosisni këto produkte:

Mos e humbisni ëëtë mundësi.
Faleminderit.

Wedding Album

Wedding Album, për ditën më të bukur të jetës. Stampuar në letër fotografike të disa llojeve. Mijera kombinime kopertinash dhe aksesorësh. Cilësi artizanale e jashtëzakonshme dhe garanci për jetëgjatësine e tij nga një prodhues me famë botërore, Album Epoca,

Event Book

Event Book: Albumi profesional për të gjitha eventet, me faqe të vazhduar ose lidhje tipografike, në offset të plastifikuar ose në letër fotografike që me koleksionin e ri të kopertinave mbetet zgjidhja ideale për albumet e ngjarjeve të shënuara si ditëlindjet, fejesat, diplomat, pagëzimet etj

Matted Prints

Mated Prints janë një produkt elegant dhe origjinal për të prezantuar në mënyrën më dinjitoze të mundshme fotografitë dhe për ti dhënë vlerën që meritojnë duke u integruar me produktet e tjera të Album Epoca, si propozim i kombinuar mes tyre dhe si alternative për një prezantim me një dizajn unik.

USB & Box

Një zgjidhje unike për të mbajtur gjallë kujtesën e një eventi. Usb & Box është zgjidhja më e mirë për të ruajtur fotot dhe videot tuaja dhe për ti dorëzuar ato tek klientët tuaj.

Frames

Një foto shpeshherë flet sa 1000 fjalë. Me kornizat tona artizanale, ajo foto mund të qëndroje në murin e shtëpisë sikurse në tavolinën tuaj të zyrës e të flasë me ju çdo ditë. Në dru, hekur, çelik apo akrilik, me to mund të tregoni kreativitetin tuaj duke kompozuar në çdonjërën prej tyre 1 deri në 3 foto të stampuara në letër fotografike, mat, metal apo akrilik.

Panels

Zmadhime fotografike të montuara në panele ultra të lehtë në material poliestër dhe PVC (K-Foam). 6 ngjyra në dispozicion për bordet. Printuar në letër fotografike Velvet, Metal dhe Mat. Plastifikimi i letrës është edhe ai opsional: me shkëlqim ose mat. Kit prej druri për varëse në mur opsional (10 mm – në ⅓).

Canvas Print

Zmadhime fotografike në kanavacë të montuara në kornizë druri. Kanavacë Rembrand në material 100% pambuku printuar me bojëra uji dhe me skajet e kornizës të mbështjellë.

, ,