31 Dhjetor, 2020 EJAlbum Albania

Gëzuar nga EJAlbum!

 

“Sirenat kanë një armë edhe më të tmerrshme se sa të kënduarit; kane heshtjen. Sigurisht që nuk ka ndodhur, por mund edhe të ndodhë që dikush të shpëtojë nga kënga e tyre, por asnjehere nga heshtja. Ndjenjës se mposhtjes se Sirenave me forcën e tij dhe krenarisë që pason dhe mbingarkon gjithçka, asnjë i vdekshëm nuk mund t’i rezistojë…” – Franz Kafka, Heshtja e Sirenave. 

 

2020 nuk ishte një vit për tu harruar, aspak. Për ne që punojmë me artin, me të bukurën, ishte një vit i vështirë por i cili na shtoi bindjen se racionaliteti njerëzor, vërtetë mund të mbizotërojë natyrën në sajë të teknikës, por asnjëherë nuk duhet të na bëjë të shurdhët e të verbër përpara të bukurës dhe artit. 

 

Me Uliksin e Franz Kafkës, ju urojme të ecni drejt një 2021 aspak të heshtur dhe pa zinxhirë. 

 

Gëzuar miq!

EJAlbum Team! 

 

, , , ,