Rikthehemi me një nga konkurset më të bukur të vitit: AE Photography Awards. Ju keni tashmë edhe një arsye më shumë për t’ju bashkuar kolegëve tuaj fotografë nga e gjithë bota dhe për të marrë pjesë në AE Accademy 2018. AE Photography Awards është pra një konkurs fotografie që synon nxitjen e krijimtarisë tuaj dhe përhapjen e kulturës fotografike. Pjesmarrja është falas dhe fituesit e konkursit do të shpërblehen me çmimet përkatëse në datën 10 nëntor, në një event të dedikuar gjatë AE Academy. Konkursi ka 6 kategori për imazhe dhe 4 kategori për design-in e albumeve. Juria është e përbërë nga fotografë Master, Ambasador dhe Testimonials të Album Epoca. Çmimet: EJAlbum rinovon ftesën për tu regjistruar në AE Accademy dhe natyrisht për marrë pjesë edhe në AE Photography Awards 2018. Gjatë pjesmarrjeve të kaluara shumë fotografë shqiptarë kanë qënë pjesë e konkurseve të Album Epoca madje duke qënë edhe fitues të konkursit të parë të fotografisë organizuar nga Album Epoca. Mund të ngarkoni fotot tuaja direkt në portalin e konkursit ose të komunikoni me ne nëpërmjet shërbimit tonë të klientit në info@ejalbum.com. Link per tu regjistruar në konkurs: Album Epoca Detaje mbi konkursin: Për tu regjistruar në AE Academy 2018 mund të ndiqni udhëzimet në këtë link: AE ACADEMY 2018 Ju mirëpresim! Shih edhe:
Vendi i 1rë i klasifikuar: Kupon AE me vlerë 250 €
Vendi i 2të i klasifikuar: Kupon AE me vlerë 100 €
Vendi i 3të i klasifikuar: Kupon AE me vlerë 50 €
Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionistë, pa diskriminim seksi, race, feje, kombësie ose përkatësie etnike, të cilët janë pjesmarrës në AE Academy 2018 dhe përbëhet nga kategoritë e mëposhtme: Single Images:1. Wedding2. Photojournalism3. Portrait (non wedding)4. Groups / Family (non wedding)5. Newborn6. Boudoir Album Design:1. Wedding Album2. Newborn Album3. Boudoir Album4. Family Album Afati i fundit i pranimit: 15 tetor 2018Fotografitë duhen dërguar në formatin Jpeg. Profili i ngjyrave duhet të jetë sRGB ose Adobe 1998. Madhësia e imazheve duhet të jetë të pakten 1920px për anën më të shkurtër të tyre. Risolucioni duhet të jetë minimalisht 254 dpi. Për kategorinë e albumeve, file-t duhet të jenë të renditura me emërtimet 001, 002.. sipas radhës. Imazhet nuk duhet të kenë logo apo emra sipër. Nuk pranohen fotografi të manipuluara përtej qëllimit apo fotografi që nuk respektojnë kodin etik dhe rregulloren e konkursit. Me dërgimin e fotografivë, pjesmarrësit garantojnë autenticitetin e tyre. Më tepër të dhëna për detajet dhe kushtet e pjesmarrjes mund të gjeni në faqen përkatëse në websitin e Album Epoca.