Europa ime

27 Mars, 2023 EJAlbum Albania

Europa ime

Në kuadër të projektit

Nëpërmjet kësaj ftese dëshirojmë t’ju bëjmë pjesë të çeljes së Ekspozitës “EUROPA IME” e cila përmbyll një projekt një vjeçar që nxit diskutimin mbi Europën përmes Artit. Projekti “Arti afron Europën më pranë të rinjve” synon angazhimin e artistëve të artit vizual në Shqipëri dhe në Kosovë, nxit krijimtarinë artistike të të rinjve me Muzë Europën, kontribuon në ligjërimin publik mbi integrimin dhe identitetin europian të shqiptarëve.

Ekspozita “EUROPA IME” organizohet nga organzata EU Policy Hub në Shqipëri dhe Instituti SINK në Kosovë me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Ekspozita është platformë e shpërfaqjes publike mbi Europën, mbi ngjyrimet e identitetit europian dhe perëndimor të shqiptarëve, duke ndikuar në një kuptim më realist se cili është botëkuptimi i artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova për kontinentin dhe Institucionin Europë. Rreth 20 artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë pjesë e ekspozitës me punimet e tyre në mediumet e pikturës, fotografisë, dizajnit grafik, posterit, pikturës digjitale dhe skulpturës.

Në rreth 30 vite tranzicion dhe dëshirë të ethshme për Europën, artistët janë ata që kanë rrëzuar të parët muret e ndarjes, apo barrierat e mosnjohjes. Artistët e rinj brenda territorit shqiptar apo ballkanik janë në “perpetum mobile” – në lëvizje të vazhdueshme për të kuptuar Europën dhe për t‘u kuptuar prej saj.  Me këtë qasje vjen kjo ekspozitë e cila ndikon në kuptueshmërinë dhe shpërfaqjen e identitetit europian përmes qëndrimit artistik të të rinjve.

 PJESËMARRËS: / Erblina Dalipi / Albi Yzo / Desara Ndoci / Elona Sylyku / Ened Kuka / Era Bajo / Erisa Breznica / Albina Fetahu / Kristi Simo / Dhurata Begolli / Gresa Gashi / Gention Qeli / Qendresa Krasniqi / Rudina Rashiti / Bajram Llapashtica / Learta Ibraj / Klimt Dinollari / Erleta Loshaj / Klejda Gjata / Megi Ajdini /

Organizuar nga: EU Policy Hub në Shqipëri dhe Instituti SINK në Kosovë me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

Organizatorët dhe bordi kuratorial i ekspozitës kanë nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës, takimin e organizuar në fillim të saj me artistët nga Shqipëria dhe Kosova dhe të gjitha eventeve sipas programit. Celja e ekspozitës do të mbahet më 28 mars 2023, ora 16:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 31 Mars 2023. Një masterklas me pjesëmarrjen e artistëve dhe nën drejtimin e kuratorit të ekspozitës do të mbahet diten e mërkurë në datë 29 Mars 2023 në orën 10:00 pranë ambjenteve të Europa House.

Drejtuese e projektit: Blerta Tuci
Kurator: Elton Koritari & EJAlbum
Koordinatorë: Fiona Dinollari, Bekim Bylygbashi
Bashkëpunëtorë: Çelik Rruplli, Valdon Bytyçi, Ajne Iberhysaj

Për informacione të mëtejshme apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit në kontaktet e mëposhtme.
Koordinator për Media: Mira Kurti (Tuci)
Email: info@eupolicyhub.eu
Tel. +355 69 9199086 / Tel. +355 69 7351725

 

Ju mirëpresim!