19 Tetor, 2022 EJAlbum Albania

Tirana Photo Festival

Tirana Photo Festival tashmë është bërë festivali më i dashur i fotografisë për të rinjtë e Shqiperisë. Në këtë edicion të pestë ndihemi të lumtur që komuniteti i fotografëve është rritur dhe është bërë bashkëudhëtar i misionit tonë, për të promovuar Shqipërinë përmes fotografisë.

Tema e këtij edicioni ishte Youth/ Rinia, për shumë arsye. Së pari, sepse Tirana për herë të parë mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, dhe rinia sivjet ishte kryefjala e aktiviteteve të shumta në zemër të Shqipërisë. Nga ana tjetër largimi masiv i të rinjve duket se është kthyer në një plagë të shoqërisë sonë, për arsye se fshatra e qytete të tjera janë zbrazur dhe shumë pak prej të ikurve kthehen. Përmes fotografive të aplikantëve, menduam të sjellim një tablo të rinisë së sotshme, rinisë që punon, studion, që argëtohet, rinisë që vuan e largohet, rinisë që ëndërron, që eksploron dhe e promovon Shqiperinë.

Kjo ekspozitë zuri fill në rrugët e Tiranës duke ekspozuar fotografitë e pjesëmarrësve të edicioneve të kaluara.

Ekspozita ishte e hapur për publikun në Galerinë e Artit në datat 09-23 shtator dhe ceremonia e ndarjeve të çmimeve u zhvillua në datën 11 shtator.

Fituesit e këtij edicioni ishin:
Joni Markgjeka – Çmimi i parë;
Sabina Kanina – Çmimi i dytë;
Griseld Hoxha – Çmimi i tretë
Sotjon Gaspari – Çmimi i tretë.
Eris Baki – Çmimi i fotografisë më kreative.
Elion Zenelaj – Video më e mirë “Shqiperia e Gjelber”

Çmimet Speciale të TiranaPhotoFestival 2022:
Çmim special për kategorinë ‘Youthhood’: Marjo Gjini
Çmim fotografia më e mirë: “Shqipëria në fokusin e të huajve”: Jerry Damian
Çmim fotografia më e mirë Street Photography: Fiorela Shalsi
Çmim fotografia më e mirë ‘Rural Life’: Ermal Hallaci
Çmim foto Travel: Fabian Kazo
Çmim special si fotografja e 5 viteve festival:
Ina Toska (Album nga EjAlbum)
Melisa Shabani (Album fotografik nga Ej Album)

 

Këtë edicion Tirana Photo Festival organizoi dhe 3 punëtori fotografie.

  1. Photogtaphy & Philosophy nga Bevis Fusha.

 

2. Shaping the light nga Armand Habazaj.

3. Photo Safari nga Albert Cmeta.