Haki Doku

Haki Doku

Web & Social Manager

Haki Doku është bashkëpunëtor i EJAlbum që prej ditëve të para të themelimit. Te gjithë e njihni atë si sportistin e parë dhe deri tani të vetëm paraolimpik shqiptar, si 3 herë kampion Guinnes, si një njeri me një shpirt dhe guxim të rrallë, si një shembull dhe model inspirues për të gjithë ne. Natyrisht ai është edhe më shumë se kaq por përtej tyre, Hakiu është edhe një web master mjaft i mirë. Është falë tij që EJAlbum që në ditët e para të krijimit, plot 10 vjet më parë, ka patur një website, ka qënë prezent në disa social network, ka patur një vizion të qartë komunikimi nëpërmjet botës dixhitale.

  • Share