Elvis Dako

elvis

Videomaker / Art Director

Elvis Dako qëndron pas një pjesë të mirë të dokumentarëve tanë dhe është bashkëpunëtor i hershëm i EJAlbum. Dinamik, kreativ, eklektik në punë, megjithëse i ri në moshë ka shumë vite karrierë mbas kamerës dhe aparatit fotografik, praktikisht është rritur mes tyre. Diplomuar pranë Akademisë së Filmit “Marubi”, ai është ndër profesionistët më të mirë në tregun shqiptar. Është punë e tij kurimi i disa dokumentarëve si “AE Academy Albania Special Edition”, EJAlbum Party”, “Ferdinando Scianna in Albania”, etj.

  • Share