PRESSURA IS BACK

30 Qershor, 2024
30 Qershor, 2024 EJAlbum Albania

PRESSURA IS BACK

Pressura 2024

PRESSURA 2024

Koloni e Fotografisë Sociale

Kuruar nga: Elton Koritari

Oda Garden, Gjuhadol, Shkodër

Ora 20.00

 

PRESSURA rikthehet sërish në skenën shqiptare me një ftesë për angazhim akoma më të thellë prej fotografëve shqiptarë drejt Fotografisë Sociale, pikërisht sepse Pressura ndjek praktikat më të mira bashkëkohore botërore duke u mbështetur mbi fotografinë sociale dhe impaktin e saj afatgjate në shoqëri. Projekti stimulon gjithashtu krijimin e komuniteteve, duke filluar nga ai artistik, ndërton partneritete të dobishme dhe në mënyrë të natyrshme ai jo vetëm promovon barazitë, lufton klasizmin, padrejtësitë etj. por kthehet në vetvete në një zë të fuqishëm të pakicave dhe në një pasqyrë para publikut të konditave humane dhe atyre të mjedisit. Metodologjia e përdorur në Pressura është e tillë që mikson ballafaqimin mes fotografëve me punëtori në terren, masterclass (edhe online) me prezantime punësh (portfolio) dhe si konkluzion, realizimin e një projekti personal për çdo pjesmarrës, i monitoruar nga kuratori por i ndarë në grup në çdo fazë. Objektiv thelbësor i projektit është që krahas natyrës hetuese të punës së tyre drejt së ashtuquajturës të vërtetë objektive, fotografët të zhvillojnë një sens thellësisht të orientuar drejt narracionit (storytelling) si një mjet sa antik aq edhe modern për të treguar realitetin shpeshherë kompleks të rajonit tonë, duke autentifikuar realitetin sipas etikës dhe ndërgjegjeses së tyre. Programi formativ dhe ai i aktiviteteve, fokusohen kryesisht drejt këtij objektivi.Realizimi i një ekspozite inovative, nomade, në ambjente publike dhe me karakter të thellë instalativ dhe narrativ ku të ekspozohen projekte të një fotogazetarie autoriale dhe autentike e cila ndikon natyrshëm në rritjen e vetëdijësimit mbi konditat humane dhe nxjerr në pah për publikun sforcot e shoqërisë civile për tu bërë pjesë aktive e vendimmarrjes në çdo nivel do të jetë synimi ynë edhe për këtë vit. Presura gjithashtu stimulon dialog ndërkultural dhe heton problematika të pabarazive sociale, gjinore, etnike, etj.

 

Pressura është një projekt i iniziuar nga Smart Ballkans 2023 dhe Albanian Fokus dhe realizohet gjatë këtij edicioni me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

 

Si çdo vit, aktivitetet kryesore të Rezidencës Pressura ndahen në Artists Meet dhe Public Meet. Aktiviteteti kryesor pra i Pressura konsiston në rezidencën e artit, e konceptuar si nomade, pra punëtori dhe leksione në lëvizje, në terren, aty ky është edhe fokusi kryesor i fotografisë sociale. Të paktën 3 Artists Meet do të organizohen gjatë Pressura 2024 në qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga ku do të dalin të paktën 6 artistë pjesmarrës në ekspozitat e Pressura. Leksionet dhe takimet e kësaj faze fokusohen pikërisht tek konditat humane dhe zhvillojnë premisat për krijimin e një fotografi-artist, të prirur jo vetëm drejt lajmit, por drejt kontekstualizimit të tij dhe analizës autoriale.

 

Le ta fillojmë nga Shkodra, djepi i fotografisë shqiptare. Rasti është për një ribashkim të grupit të fotografëve të angazhuar gjatë Pressura 2023 dhe ekspozita personale e fotografit tonë Korab Basha pranë Galeri Oda dhe natyrisht kjo është një ftesë për të gjithë fotografët shqiptarë të na bashkohen në koloni gjatë këtij viti. Artists Meet i parë i yni realizohet pranë Oda Garden, Gjuhadol, Shkodër.

 

Takimi tjetër, pra Pressura Public Meet do të realizohet gjatë ditëve të Tirana Photo Festival 2024.

 

Jeni të gjithë të ftuar!