Në çastet e fundit të këtij viti, urojmë që ky mesazh t’ju gjejë mirë pranë familjes dhe të dashurve tuaj dhe para një tavoline të shtruar për festë. Si përherë duam të ndajmë me ju një kartolinë dhe një urim të sinqertë për Vitin e Ri 2025. Për ne, nuk do të ishte realisht një festë nëse nuk do ju falenderonim, jo vetëm për këtë vit që po përfundon por për të gjitha vitet e kaluara së bashku.
Edhe 2024 ishte plot projekte dhe ekspozita, ashtu se edhe plot albume dhe fotografi të printuara apo vepra arti të realizuara kudo. Nëse na duhet të veçojmë disa prej tyre; e filluam vitin me ekspozitën kolektive “Armëpushim / Armistice” në Open Art Gallery në Prishtinë, galeri ku gjatë muajit Korrik ekspozuam edhe projektin “Behind the Curtains There Are Other Curtains” të Naim Spahiu, e cila udhetoi edhe në Tiranë pranë Gocat Gallery gjatë muajit nëntor. Në Kosovë këtë vit bashkëpunuam sërish me “Festivalin e Fotografisë Ndërkombëtare FOTOIST” me shumë evente gjatë muajit gusht në Prishtinë. Serish këtë vit angazhimi ynë vazhdoi për “Fokus Award International Festival” me ekspozitat në Tiranë dhe Fier gjatue muajit shtator. Ishte viti i 7-të i “International Tirana Photo Festival”, me plot risi dhe ekspozita edhe ajo gjatë muajve qershor-korrik. Nga 2024 veçojme projektin e rëndësishëm “Sogno Metallurgico – Ardian Isufi” pranë Kursaal Santalucia në Bari gjatë muajve shkurt-prill. Po në Itali veçojmë bashkëpunimin me Was Bleibt Kollectiv – Gentian Doda në Villa Mazzzoti në Chiari, ekspozitën “Conflicf Effect – by Armando Babani” në Museo Faina në Orvieto, Ardian Pepa dhe Vlasov Sulaj në San Basile, në Kalabri, etj. Data 4 Korrik na gjeti në Oda Gallery në Shkodër, për ekspozitën “Keep Calm & Smile – by Korab Basha”, ekspozitë e cila më pas udhëtoi edhe në Prishtinë dhe për Festat e Nëntorit në Tiranë. 2024 ishte viti i konsolidimit të projektit tonë “Pressura” me disa ekspozita dhe trajnime ku veçojmë ekspozitën “Visual Poetry on Social Photography” gjatë muajve shtator-tetor pranë Gallery Of Contemporary Art Tirana, galeri në të cilin mund të vazhdoni të shijoni deri në daten 10 shkurt 2025 edhe projektin site specific ndërtuar me Ardian Isufi; “UFO – Unidentifeid False Projects”. Viti 2024 ishte serish vit i angazhimit tonë me Family Art Guides së bashku me MeWe Contemporary Center për projektin “Riviera Castles” dhe guidat e artit të ilustruara për fëmijë. Ishte viti i edicionit të dytë të “Gjon Mili International VideoArt Festival” në Korcë, pranë Galerisë së Arteve Imersive, ku aktualisht është në shfaqje edhe ekspozita imersive “Rilindja Italiane”. Bashkëpunuam edhe këtë vit me institucione, organizata, kompani shqiptare e të huaja, realizuam mbi 20 projekte dhe akoma më shumë ekspozita, trajnime, punëtori, ide dhe angazhime publike.
EJAlbum gjithashtu vazhdon të propozojë produktet e saj fotografike, të gjitha Made in Italy nga Album Epoca & Photosì si edhe të ofroje një gamë të gjërë shërbimesh inovative të cilat ndër vite kanë prekur mijëra klientë në trevat tona. Si një kompani e cila angazhohet në 360 gradë në artin e fotografisë dhe komunikimit, krahas natyrisht artit bashkëkohor që përbën ADN tonë. Me angazhimi tonë artistik ne mundohemi të trajtojmë çështje akute, shqetësuese, jetike. Shpeshherë projektet tona kanë tema globale – nga emergjenca klimatike, lufta, ndikimi gjithnjë e më i përhapur i mediave dhe rrjeteve sociale, rritja hiperbolike e pabarazisë ekonomike, etj. Shpeshhere trajtojnë tema lokale – ftojnë publikun të reflektojë mbi abuzimin e pushtetit, mbi sistemin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë, të hetojmë aty ku interesat ekonomike mbizotërojnë mbi atë që duhet të jetë e mira e komunitetit, Por EJAlbum tenton, me ndihmën tuaj të bëjë edhe më shumë; në EJAlbum ne e konceptojmë artin si aktivizim, si qëndrim. si shprehi e betejave të përditshme për një botë më të mirë, për të gjithë ne. Të gjitha sa më lart janë realizuar vetëm falë bashkëpunimit tonë me partnerë dhe institucione të cilët i falenderojmë për besimin, falë mbështetjes tuaj të çmuar ashtu si edhe falë punës së palodhur të stafit dhe të bashkëpunëtorëve tane të mrekullueshëm. Pra le ta mbyllim me urimet tona, koha është për të festuar dhe për të mbledhur energji për natën e fundvitit dhe për Vitin e Ri në vazhdim.
Gëzuar 2025!
EJAlbum ju uron një Vit të Ri të suksesshëm, të paqtë, të shëndetshëm dhe plot frymëzim.
Si përherë, #qëndronitëlidhur