FOKUS AWARD 2022
Edicioni i 13të – Tema: “Tjetri / The Other”
“FOKUS AWARD” vazhdon traditën si festivali më i rëndësishëm i fotografisë artistike shqiptare dhe arrin në edicionin e 13-të të tij me shumë risi dhe evente, në Fier e në Tiranë. Çelja e Festivalit zyrtarisht kurorëzon konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesmarrjen e qindra fotografëve shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota por në të njëjtën kohë hap siparin edhe të ekspozitave paralele dhe takimeve apo konferencave me fotografë ndër më të mirët në botë. Fokus Award, ndër vite ka qenë vazhdimisht vitrinë dhe shprehi e forcës, kompleksitetit dhe brishtësisë së fotografisë shqiptare, me një komunitet të gjërë artistësh rreth tij por akoma më shumë, me një fluks të qartë mendimesh, idesh dhe debatesh rreth ndjeshmërisë artistike dhe njerëzores së momentit. E pikërisht momenti është për të shtuar forcat për ndërkombëtarizimin e fotografisë shqiptare po aq sa për marrjen e eksperiencës më të mirë botërore nëpërmjet shkëmbimit artistik që festivali mundëson, këtë vit akoma më shumë se çdo vit tjetër. E më tej, të rrisim e forcojmë atë komunitet i cili tashmë rreth Fokus Award, çdo vit mblidhet në një tribut ndaj artit të bukur të fotografisë.
Konkursit të përvitshëm tematik të fotografisë artistike, në këtë edicion ju shtuan edhe konkurset për gjashtë kategori të tjera te cilat do të ekspozohen krahas temës kryesore dhe që janë: Fashion & Lifestyle; Nature; Portrait; Press & News; Wedding; Street Photography. Pjesmarrja shumë e lartë e fotografëve nga rajoni dhe bota tregon edhe një herë se interesi rreth Festivalit është përherë në rritje, nga 420 aplikime për të gjitha kategoritë, në ekspozitat pranë Galerisë së Artit “Vilson Kilica”, “Galeria Kalo”, “Teatri Bylis” apo ekspozita në natyrë pranë sitit arkeologjik Apolonia do të ekspozohen punë nga 146 fotografë nga e gjithë bota si edhe ekspozita persona e fotografit Francesco Cito, ekspozita “Masters of Italian Photography” me 26 autorë italianë, etj.
Ekspozita kryesore e Fokus Award 2022 është edhe tema e konkursit, e titulluar “Tjetri”. Koncepti kuratorial për këtë seksion të festivalit, këtë vit vjen nga kuratorja Vlora Demiri: “Në këndvështrimin e botës moderne, ky koncept krijohet mbi rezistencën, luftën, vdekjen, dhimbjen, tragjedinë dhe duket se aty ku ndodhin këto, tjetri mund të shfaqet në çdo moment. Duke u zhytur thellë e kuptojmë që në fakt në mes unë dhe tjetri egziston një paradoks që na bën të kuptojmë se pavarësisht se janë koncepte të poleve të kundërta, në të njejtën kohë plotësojnë njëra tjetrën”.
Fituesi i ÇMIMIT “FOKUS AWARD 2022” përfiton një vlerë monetare prej 1000 EURO
Programi i Festivalit:
Tiranë:
23 Shtator 2022 – Ora 18:00 – ABA Center – Tiranë
Konferencë për shtyp / Takim me fotografin e njohur italian Francesco Cito.
23 Shtator 2022 – Ora: 20:00 – Galeria “Kalo” – Tiranë Çelja e ekspozitës “Historia Mbetet” – Francesco Cito
Francesco Cito ka lindur në Napoli, Itali, në vitin 1949 dhe është nga të paktë fotografë italianë që mban dy çmime World Press Photo (çmimi më i rëndësishëm ndërkombëtar për fotografinë). Ferdinando Scianna e përshkruan atë si – “Fotoreporteri më i mirë italian i kësaj kohe. Ai ka instiktin për faktet, pasionin për rrëfimin, aftësinë për të bërë esencialitetin të kalojë përmes imazheve, me fuqinë e sintezës dhe saktësinë pamore”. Pas fillesave të tij si fotograf i pavarur, emigron në Londër në vitin 1975, vit ku ai mori kopertinën e tij të parë për revistën “Sunday Times”. Në moshën 30 vjeç ai ishte një nga fotoreporterët e parë që arriti në mënyrë klandestine në Afganistanin e pushtuar, duke ecur më shumë. se 1200 kilometra me grupe të ndryshme guerile (Muxhahiddin). Që atëherë ai ka mbuluar si korrespondent, për shumë gazeta dhe revista ndërkombëtare, konfliktet e përgjakshme në Liban, në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Afganistan, Kuvajt, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, etj. Në Itali ai u përfshi kryesisht në reportazhe në lidhje me faktet e Mafies dhe Kamorrës. Që nga viti 1980 e deri më sot, përveç faktit se është plagosur tre herë (dy herë nga ushtarët izraelitë dhe një nga rebelët palestinezë), ai ka raportuar dhe dhe publikuar nga fronte të ndryshëm reportazhe të pafund në gazeta dhe revista kombëtare dhe ndërkombëtare të lajmeve si Epoca, l’Europeo, Panorama, L’Espresso, Il Venerdì di Repubblica, La Sette, Corriere della Sera, Life, Stern, revista Die Zeit, revista Sunday Times, The Observer, Revista Indipendent, Paris Match, Figaro dhe shumë të tjera. KA botuar disa libra dhe hapur shumë ekspozita kudo nëpër botë. Vlen të theksohet këtu lidhja e veçantë e tij me Shqipërinë dhe sidomos puna e tij disa vjeçare mbi fenomenin e kanunit, punë e publikuar në disa revista dhe në një libër të dedikuar. Ekspozohet për herë të parë në Shqipëri në një ekspozitë me ciklin e tij “Historia mbetet”.
Fier:
24 Shtator 2022 – Ora: 18:00
Galeria “Vilson Kilica”, Fier.
Ekspozitë e fotografisë me temën “Tjetri – The Other” (Kati 1) Ekspozitë e kategorive të tjera të Fokus Award 2022 (Kati 2)
24 Shtator 2022 – Ora: 19:30
“Teatri Bylis”, Fier – Holli Qendror.
Ekspozitë: “Ambasadorë të Fotografisë Italiane në Shqipëri” – Në bashkëpunim me FIOF – Fondi Italian i Fotografisë Orvieto, shoqatë ndër më të rëndësishmet të sektorit në Itali.
24 Shtator 2022 – Ora: 20:00
“Teatri Bylis”, Fier – Salla e Teatrit
Ceremonia e Çmimeve FOKUS AWARD 2022
PJESËMARRËS në FOKUS AWARD 2022 (Të gjitha kategoritë): Afshoon Atefeh / Agi Lutolli Sali / Ali Sabih Kadhim / Alia Zeni / Amitava Chandra / Arsovska Maja / Arsovski Boro / Ascione Rosario / Abbasi Avin / Baki Ergys / Balestrucci Sabino / Balla Roland / Ballta Olsi / Bardh-I (Rafet) Jonuzi-T / Basha Korab / Basone Santo / Beqiraj Roland / Berisha Agron / Berisha Albiona / Berisha Shpëtim / Beshiri Erjon / Bisić Goran / Bllaca Alba / Bogdani Nensi/ Borelli Nuzia / Brahimi Denisa / Bucciaglia Cristina / Burra / Bychko Taras / Çaka Bleron / Campo Fabio / Canale Claudia / Cardoni Giuseppe / Cavaliere Antonio / Çavolli Agnesa / Chandra Amitava / Chifari Marcello / Çmeta Albert / Coghe Alessio / De Rosa Salvatore / Dedvukaj Albana / Demaj Lulzim / Di Benedetto Cinzia / Di Ciaula Francesca / Dino Sualdo / Domi Alban / Dora Tsitsikli / Duka Fadil / Fezollari Ardian / Fona Genc / Fornaciari Michele / Fornelli Pierpaolo / Fortini Biagio / Gardiman Franco / Gashi Bujar / Gega Ileana / Gjino Eduart / Gorgoglione Pasquale / Grieco Luigi / Grubi Florent / Halili Henor / Haliti Helidon/ Hamitaj Etleva / Hamiti Besnik / Havolli Altin / Haxha Kushtrim / Himawan Rahmad / Hoda Tina / Hojati Majid / Hoxha Eliza / Ibrahimi Ruzhdi / Ileana Gega / Imami Rromir / Ivezic Robert / Kaceli Edmond / Kadhim Ali Sabih / Kantarxhiu Luan / Kapetanovic Amer / Karabegovic Ognjen / Karaliti Erblina / Kaziaj Merlin / Kır Berk / Krasniqi Kushtrim / Krasniqi Uran / Kucheriavyy Stepan / Kula Griselda / Kurti Irma / Llapashtica Arben / Llukaçi Romir Nelo / Mavriqi Arian / Mëziu Florije Përvetica / Mëziu Metush / Mjeda Luka / Mobarak Yasser Alaa / Morabito Livio / Mortazavi Mostafa / Mosca Francesco / Murina Berat / Musiq Elsaida / Myzeqari Orjeta / Nikolla Rain / Pashaj Erzen / Perotti Graziano / Picciariello Michele / Pizi Diego / Postoli Eriola / Prenkocaj Vinko / Prifti Klaudjo / Pupa Dori / Qerimi Bashkim / Qesari Vasil / Rahmad Himawan / Ramoja Era / Recchione Regina Fernanda / Rexha Shkelzen / Ridolfi Enrica / Russo Ruggiero / Saracino Maria Anna / Sarti Alessandro / Selba Erlind / Sensi Michele / Shala Naim / Shishko Roni / Shpëtim Berisha / Shpuza Rozafa / Shukriu Valtida / Sope Nazlije / Sorochuk Viktoriya / Spahiu Afrim / Stampoliadis Foivos / Stosic Maja / Sulaj Vlasov / Tessa Barbara / Toska Ina / Trappolino Luciana / Troshani Jetmir / Vasiljevic Igor / Vela Ergys / Velaj Fate / Volodymyr Voznyy / Yasser Alaa Mobarak / Zaçe Mauro / Zeneli Enklajd / Zhurda Franc / Zitoli Alessia / Zitoli Benedetto
ORGANIZUAR NGA: “Qëndra Albania Fokus” / Me mbershtetjen Financiare të: Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Bashkia Fier, BenArt Print / Ne partneritet me Galerine e Artit Fier, FIOF, EJAlbum / Drejtor Artistik: Arben Alliaj / Manaxher projekti: Saimir Ahmeti / Kuratorë: Elton Koritari, Burim Myftiu, Osman Demiri, Kuratore e ekspozitës “Tjetri”: Vlora Demiri / Juria e konkursit: Francesco Cito, Armando Babani, Tima Jam, Achilleas Tziakos, Roberto Colacciopo, Arton Humolli.
FOKUS AWARD 2022