Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për hapjen e ekspozitës “ONUFRI REMADE”, ekspozitë e cila zhvillohet në kuadër të projekteve artistike të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Sipas thirrjes publike, aplikimet për pjesmarrje u mbyllen në datën 31 Gusht 2019. 18 projekte artistike u përzgjodhën nga kuratorët për tu shfaqur në këtë ekspozitë, e cila do të mbahet në ambjentet e GKK në Prishtinë prej datës 12 deri në datën 25 Shkurt 2020. Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të bëhet ditën e mërkurë, më 12 Shkurt 2020 në orën 19:00.
Me temën #OPEN, ekspozita heton me sy kritik dhe nxit një reflektim mbi marrëdhënien dialektike ekzistuese midis artit dhe publikut, ku nyja lidhëse e veprave dhe artistëve të përzgjedhur është marrëdhënia ndërmjet tyre dhe art establishment. Është pra një aktivizim i artistëve shqiptarë, të veçuar ose kolektiv, ndërmjet konceptit të “kontestimit dhe vetëdijësimit” për fenomene akute sociale, shoqërore, politike, etj. (të përzgjedhura në liri të plotë nga artisti) e gjithë kjo nëpermjet artit bashkëkohor.
Artistët:
Albes Fusha / Edmond Gjikopulli / Ergys Krisiko / Eliza Hoxha / Elvis Dako / Ervin Bërxolli / Fatos Lubonja / Florian Haxhihyseni & Altin Lika / Harri Aleksi / Olsi Qazimi / Osman Demiri / Rubin Kadija / Sadik Spahija / Vladimir Myrtezai (Grosha) / Ylli Xhaferri / Yllka Gjollesha / Penelope’s Webs: (Beskida Kraja / Clioevi / Dimitra Hanioti / Petrova Margarita) – Eugenio Tibaldi (Curator Ajola Xoxa) – Ilia Terpini / Safo Marko / Shyqyri Sako (Curator Genti Gjikola).
Projekt nga EJAlbum & NGK
Kuruar nga: Elton Koritari / Ardian Isufi
Për më shumë:
Shkarko komunikatën për shtypin këtu.