Prej datës 18 shkurt deri në datë 10 mars 2017, Shqipëria kryeson listën e vendeve pjesëmarrëse në një ekspozitë të rëndësishme ku 163 artistë shqiptarë do të jenë prezentë me punën e tyre nëpërmjet projektit Imago Mundi, tashmë i finalizuar në një koleksion dhe katalog përmbledhës të titulluar “Knots – 163 Contemporary Artists from Albania”.
Koleksioni shqiptar ekspozohet për herë të parë në një ekspozitë që përfshin plot 19 Vende nga Deti Mesdhe dhe që titullohet “Rrugët e Mesdheut”.
Deti Mesdhe, kryqëzim mijëravjeçar njerëzish, kulturash, historish: kësaj hapësire të përbashkët popujsh i është dedikuar “Rrugët e Mesdheut”, ekspozita e koleksioneve Imago Mundi të 19 Vendeve që lagen nga deti Mesdhe, ekspozuar në Palermo prej datës 18 shkurt deri më 10 mars, në kuadër të “Biennale Arcipelago Mediterraneo”. Ekspozita do të mbahet pranë Cantieri Culturali Alla Zisa – Spazio Zac – Zona Arti Contemporanee.
Ujrat e Mesdheut, të përshkuara prej gjithmonë nga detarë, shpeshherë nga peshkatarë, luftëtarë, eksploratorë, piratë, janë një vend takimi dhe kryqëzimi rrugësh, prekjeje dhe përzierjeje, sinonim mirëqënieje dhe hapje për civilizimet që kanë lindur brigjeve por edhe atyre që nga brendësia e tokës drejtojnë vështrimin drejt tij, pra drejt detit.
Imago Mundi ka zgjedhur kështu ti dedikojë “Mare Nostrum” (Deti Yne, siç quhej Mesdheu prej romakëve) një etapë prej rrugëtimit të tij ekspozues nëpër botë. I “Yni” pra, fjalë që aspiron të jetë shprehje e bashkësisë për të gjithë popujt që ndajnë këtë det që është djep i civilizimit: nga Lindja e Mesme, me Palestinën e Izraelin, Sirinë e Libanin, në brigjet e Afrikës, duke prekur Egjiptin, Libinë, Tunizinë, Algjerinë dhe Marokun, më tej duke përshkuar Europën nga ekstremi perëndimor, Portugalia, deri në Greqi dhe Turqi, duke kaluar për Spanjë, Francë dhe Itali, këtu me fokus popullsinë e Siçilisë dhe Campanias (Napolit), duke ndjekur rrugëtimin më së fundmi duke u “ngjitur” nëpër Shqipëri, Mal i Zi, Kroaci dhe Slloveni.
Ekspozita shpalos një panoramë të paparë dhe origjinale të detit mes nesh: pothuaj 3500 telaio të po aq artistë të prezantuar nga 21 koleksionet përkatëse, të cilat në mënyrë kolektive eksplorojnë terrene të reja në këtë det që dekadat e fundit është kthyer më së shumti në barrierë, sinonim i tragjedisë humane, dëshpërimit dhe vdekjes.
Ekspozita përfshin edhe “Shame and Soul”: fotografi britanik Giles Duley dhe artisti sirian Semaan Khawam, refugjat lufte në Liban, të dy prezentë në koleksionet Imago Mundi të vendeve përkatës, dialogojnë mes tyre gjithkush me artin e tij. Një video-dokumentar përshkon momentet më të prekshme të takimit të tyre këtë janar në Beirut. Historia e tyre kthehet në një simbol të faktit që nuk egzistojnë kufinj mes njerëzimit, sidomos kur zemrat e njerëzve rrahin në unison. “Rotte Mediterranee” propozon në këtë mënyre një vështrim ndryshe, të plotë, të Detit Mesdhe, i cili me gjithë zhvillimet dramatike të momentit, dëshiron të mbetet simbol i shpresës, mundësisë, të ardhmes dhe të bukurës.
Imago Mundi është projekti jofitimprurës i artit bashkëkohor, promovuar nga Luciano Benetton: artistë nga e gjithë bota, të rinj dhe të afirmuar të cilët përballen me të njëjtin format dhe suport; një telajo 10×12 cm. Deri tani janë përfshirë rreth 20.000 artistë nga 120 Vende, popuj e rajone. Ka lindur pra në këtë mënyrë një mozaik i historisë, pasioneve, ëndrrave, veprimeve dhe kontradiktave ku çdo vepër nxjerr në pah vetveten por njëkohësisht bëhet edhe pjesë e imagjinatës globale.
Imago Mundi in Albania është një projekt i implementuar tashmë në Shqipëri nga EJAlbum, projekt që ka krijuar një botim prestigjoz dhe që ka nisur tashmë rrugëtimin drejt botës me 163 artistët shqiptarë në bord. Ndiqni edhe postet e tjera në blog rreth këtij projekti të rëndësishëm për EJAlbum dhe artin shqiptar.
Shih edhe:
JOIN THE DOTS – Imago Mundi Trieste
Shqiperia në Biennalen e Mesdheut falë Knots
Imago Mundi in Albania – Project Presentation
Albania / Knots. 163 Artistë Bashkëkohorë nga Shqipëria
Imago Mundi in Albania – Chic by Fjodora Fjora