Pyetje & Përgjigje ( FAQ )
1. Pse të zgjedh një fotolibër për albumin tim?
Sepse cilësia është padiskutim më e lartë se albumet fotografike me ngjitje. Përdorim materiale premium dhe letra fotografike të cilësisë më të lartë në treg. Gjithashtu cilësia e ndërtimit të albumit është shumë më e lartë sepse bërja e albumit është një proçes unik, nga faqosja deri tek kopertina, i punuar nga artizanë që bëjnë këtë punë prej dekadash. Një aspekt tjetër është fakti që mund të krijohen disa albume identike mes tyre por të formateve dhe materialeve të ndryshme për prindërit dhe të afërmit e tjerë. Dhe së fundi: një album libër është shumë më elegant dhe i veçantë se një album me foto të ngjitura. Provoni t’i krahasoni.
2. Një album libër kushton më shumë se një album tradicional?
Varet nga kopertina që ju do zgjidhni si dhe nga formati dhe numri i faqeve. Kemi 4 linja produktesh, 10 lloje letrash të kombinuara me mbi 500 lloje kopertinash, nga më të thjeshtat deri tek ato me lëkura të cilësisë së parë dhe me aplikime mbi lëkurë apo me iniciale metalike ose aplikime me lazer. Gjithashtu kemi mundësi të bëjmë bordimin e fletëve me ar, argjend ose çelik të vërtetë si dhe shumë aksesorë të tjerë. Përsa i përket faqosjes është padyshim më i leverdisshëm albumi fotolibër, mjafton të bëni një krahasim me zmadhimet e fotografive në çdo dyqan, me çmimet e faqeve të albumeve tona. Pastaj të mos harrojmë se duke pasur në dispozicion një cd nga fotografi në të cilin ndodhenme qindra foto, tendenca është të stampohen pothuaj të gjitha, të bëhen zmadhime dhe albume të ndryshëm edhe për të afërmit me rezultat shpenzime të pallogaritshme për një cilësi mediokre. Natyrisht të gjitha këto varen nga çmimet e fotografit tuaj.
3. Po nëse mua më pëlqejnë albumet tradicionale?
Nuk ka asnjë problem. Fotografia ushtron një tërheqje magjepse drejt së kaluarës, dhe është e drejtë që teknologjia të mos e pengojë këtë gjë. Ne adhurojmë fotografinë në çdo formë të saj dhe jo vetëm nuk jemi kundra albumeve tradicionale, por kemi një koleksion të mrekullueshëm albumesh me fotografi me ngjitje por që ashtu si albumet fotolibër, janë të garantuara Made In Italy, kanë një cilësi artizanale, kopertina moderne, tradicionale, design-i, janë një objekt arredues për sallonet, zyrat dhe showroom-et tuaja. Mjafton të stamponi fotografitë tuaja dhe t’i ngjisni nëpër faqet e albumeve tona për të krijuar menjëherë diçka të paharrueshme dhe të veçantë.
4. Kush është ndyshimi ndërmjet ngjitjes në të nxehtë dhe asaj me biadeziv?
Është edhe kjo një nga arsyet pse zgjodhëm Album Epoca. Sepse është e vetmja që zbaton këtë mënyrë ngjitjeje mes faqeve duke zbatuar të gjithë protokollin e prodhimit. Padyshim ngjitja në të nxehtë ofron maksimumin e jetëgjatësisë dhe cilësisë sepse proçesi kimik është i kontrolluar dhe nuk dëmton aspak anën e dukshme të fotos siç ndodh rëndom në albumet me faqet e lidhura me biadeziv, ku me kalimin e kohës kjo ngjitje deformon fletën dhe shkakton një lloj zverdhjeje apo madje në shumë raste edhe njolla në sipërfaqe. Ngjitja në të nxehtë garanton të njëjtin rezultat si ditën e parë ashtu edhe gjatë gjithë jetës së albumit. Ne kishim dëshirë që albumi juaj të jetonte të paktën po aq sa edhe e gjithë jeta juaj. Dëshirë që e quajmë të tejkaluar tashmë. Do ta shfletojnë edhe brezat që do të vijnë më pas.
5. Pse thoni që çdo album është ndryshe nga një tjetër?
Sepse kombinimet e tyre janë të panumërta. Bëjmë pak llogari: 4 linja produktesh, mbi 500 kopertina për koleksionin e këtij viti. Çdo vit koleksionet rinovohen me kopertina të reja të ndryshme nga të kaluarat apo rishikime moderne të koleksioneve të mëparshme. Një arsye tjetër pse zgjodhëm Album Epoca, pikërisht sepse është e vetmja që punon në këtë mënyrë. 10 tipe letrash. Të gjitha këto duhet të shumëzohen me dhjetëra stile grafike faqosjeje tepër të ndryshëm nga njëri-tjetri. Çdo album ka numër faqesh në bazë të nevojës dhe mundësive duke filluar nga 30 faqe, deri në 120. Shto këtu mundësinë e bordimit me ar ose argjend, fleta e tretë, aplikimet në lazer apo swarovski, inizialet apo fashetat në metal etj etj... Pra si rezultat ka miliona kombinime të ndryshme për çdo koleksion të përvitshëm dhe me gjithë optimizmin tonë, nuk shpresojmë të kemi kaq shumë klientë.
6. Pse nuk shesim direkt albumet tona?
Sepse ne mendojmë që fotografia është art dhe fotografi është artisti që e krijon. Është ai që ka qënë prezent në ditën tuaj më të bukur, është ai që ka marrë pjesë në çdo çast intim apo jo gjatë zhvillimit të dasmës. Me të janë ndarë ëndrrat dhe dëshirat për dokumentimin e gjithë kujtimeve të atyre ditëve. Është vetëm ai që mund të zgjedhë mes qindra fotosh, cilat janë më të realizuarat dhe cilat prezantojnë atë dhe eventin tuaj më mirë. Dhe se fundi, në këtë mënyrë albumet tona mund të mbulojnë kapilarisht të gjithë vendin pa ju krijuar shpenzime të tjera për të mbërritur tek ne. I kemi dhënë gjithashtu mundësi edhe disa agjensive të realizojnë albumet tona, sepse edhe ato ashtu si fotografët, ndajnë me ju çdo detaj të asaj që për të gjithë jetën do ngelet në mendjen tuaj si një nga ditët më të bukura dhe të rëndësishme.
7. A mund të bëj një fotolibër edhe për një gëzim tjetër?
Jo vetëm kaq. Ju mund të bëni edhe një kolazh me fotografitë më të bukura të familjes apo jetës tuaj edhe nëse janë në filma apo të stampuara. Mjafton të skanerizoni në çdo fotostudio filmat apo fotot e mëparshme dhe ne realizojmë një album fotolibër për atë rast. Gjithashtu ju mund të kërkoni një album fejese, ditëlindjeje, mature, diplomimi etj... Gama jonë e produkteve përmban një sërë albumesh në letër fotografike me kopertina nga më të ndryshmet, në offset dixhitale etj etj në varësi të buxhetit dhe rëndësisë së eventit. Dhe jo pak për t’u nënvlerësuar janë albumet baby për fëmijë apo adoleshentë, si dhe së fundi mini book 6-9 cm për një dhuratë simpatike dhe të paharrueshme. Në të njëjtën mënyrë ne mund të realizojmë foto piktura canavas të madhësive të ndryshme, fotokalendare, ditare të personalizuar, cd-viewer, etj etj etj... Madje të gjitha këto mund t’i porosisni direkt nga kompjuteri juaj.
8. Çfarë është një “Book”?
Çdo modele profesioniste e di përmendësh përgjigjen e agjensive kur kontaktohen nga to: “Ju lutem më dërgoni book-un tuaj”. Për të ecur përpara në botën e spektakleve sot, një book fotografik profesional është i domosdoshëm. Për herë të parë në Shqipëri ne e realizojmë atë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe ç’është më e rëndësishme sipas të gjitha standarteve që kërkohen nga agjensitë në Milano, Paris, New York, dhe për pasojë në të gjithë botën. Nënvlerësimi i këtij mjeti të çmuar ka sjellë si pasojë frenimin e zbulimit të talenteve shqiptare prej botës së modës, në fakt edhe ato pak modele që shkelin sot nëpër passarela, vijnë nga diaspora ose kanë realizuar book-e profesionale jashtë vendit. Edhe këtu një rol të rëndësishëm luan puna e fotografit mbi të cilën ngrihet realizimi i albumit tonë. Një produkt i ngjashëm me të është edhe book-u i produkteve në të cilën kompanitë ekspozojnë në mënyrë profesionale detaje të çmuara të produkteve të tyre më të mira apo edhe thjesht realizime fotografike për panaire dhe workshop-e. Natyrisht që ky produkt në perfeksionin e tij dhe në raportin e shkëlqyer cilësi – çmim mund të përdoret për shumë fusha të ndryshme në mënyrë profesionale dhe jo.