Janë 16 arkitektë shqiptarë; A. Baboçi, A. Biçoku, Studio B&L, T. Dano, E. Fagu, E. Godo, A. Golemi, A. Koçollari, A. Lufi, K. Merxhani, M. Mitrojorgji, A. Raça, D. Tytymçe, P. Vaso, M. Velo, A. Vokshi dhe 16 arkitektë italianë; Studio MA0, L. Galofaro, C. Baglivo, Studio BOMA, Ch. Gambardella, C. Moccia, B. Servino, D. Vargas, Studio 2A+P/A, F. A. Fusco, L. Netti, Studio Spacelab, M. Beccu, L. Ruali, M. Ghidoni, Studio OfCA, të cilët vijnë në këtë ekspozitë nëpërmjet koncepteve te reja dhe propozimeve interesante, kuruar nga; A. Greca, A. Koçollari, A. B. Menghini, D. Pastore, F. Pashako dhe G. Resta.
16 fotografitë janë të fotografit Albes Fusha, imazhe mbi të cilët arkitektët, nëpërmjet diptikëve kanë ndërtuar punë konceptuale duke pasqyruar brenda kornizave të kufizuara dhe duke dashur të çelin një diskutim të hapur mbi temën e peizazhit të ndërtuar informalisht dhe të banuar ndërkohë që është ende ‘në ndërtim’, për të zbuluar potencialin e këtyre strukturave. Gjithashtu, duke hulumtuar degradimin dhe shkallën e rrënimit të peizazhit, synohet t’i jepet këtij peizazhi një dinjitet të ri mjedisor dhe legal.
Nga EJAlbum janë përdorur materiale dhe teknika të ndryshme në realizimin e kësaj ekspozite, printime ne piuma me bordim, ne alumin, ne forex, printim banner, letër, gërma të tejdukshme, print&cut, etj. Ekspozita do të qendrojë e hapur për mbi 2 javë, prej 22 Shkurt deri në 06 Mars, 2016 pranë galerisë se artit FAB Gallery, Universiteti i Arteve, Tiranë.
Shih edhe:
ONUFRI REMADE
“25 Vjet” Ekspozitë në C.O.D.
“Flas Shqip” – Ekspozite fotografike. Print kuruar nga EJAlbum:
“Ditar i një Hapësire” Ekspozitë në GKA. Print kuruar nga EJAlbum