Onufrii

ONUFRI REMADE

Onufri Remade është një platformë dialogu dhe komunikimi mbi artin bashkëkohor. Onufri Re-Made tenton të krijojë një mekanizëm nëpërmjet të cilit të hapen gjithnjë e më shumë iniciativa nga poshtë, duke lejuar shprehjen e lirë të krijimtarisë, pa pengesë, kufizim apo manipulim nga sistemi i cili menaxhon hapë nga sistemi i cili menaxhon hapësirat në dispozicion të artit në Shqipëri.
Me Onufri Re-Made synojmë që artisti të kthehet në autor autentik të veprës së tij, duke u bërë i vetëdijshëm se ka mundësinë që në mënyrë të pavarur të nxisë iniciativa personale dhe kolektive.

34200485_10156405181434522_8040430832562733056_o

IMAGO MUNDI

“Imago Mundi është një projekt kulturor, demokratik dhe global që sheh në kufijtë e rinj të artit në emër të bashkëjetesës së diversitetit shprehës.  Qëllimi ynë është që të sjellim koleksionin pranë sa më shumë njerëzve, përmes ekspozitave, katalogjeve dhe webit, duke inkurajuar një dialog të sinqertë me artin dhe me botën, duke kujtuar se kuptimi, idetë, arsyja dhe frymëzimi nuk janë monopol i një pakice, por lulëzojnë falë bashkëveprimit dhe komunikimit.”

– Luciano Benetton