Bashkëpunimi me institucionet publike dhe private, sidomos ato që punojnë në sektorin e Industrisë Kreative, është thelbësor për të lehtësuar dialogun mbi çështje me interes të përbashkët, duke kontribuar nga njëra anë në avancimin e të gjithë sektorit të fotografisë e artit bashkëkohor, nga ana tjetër për përhapjen dhe promovimin e inovacionit dhe kulturës midis qytetarëve, bizneseve dhe administratës publike. Në këtë prizëm, prej vitesh institucionet publike apo private nuk i konsiderojmë thjesht si klientë por si partnerë duke u angazhuar vazhdimisht në bashkëpunime apo projekte të iniciuara nga ne apo në përgjigje të thirrjeve publike.
Produktet dhe shërbimet tona, i drejtohen pra në mënyrë direkte jo vetëm botës së biznesit por edhe asaj institucionale. Prej fillimit kemi patur ndër klientet dhe partneret tanë shumë institucione dhe tashmë kjo pjesë e biznesit tonë është transformuar në menyrë të vazhdueshme duke u rritur dhe përmirësuar në mënyrë konstante. Përtej shërbimeve dhe produkteve që ofrojmë për institucionet, mund të veçojmë ndër vite edhe bashkëpunime apo projekte mjaft të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.