“Join the Dots” është një ekspozitë me plot 40 koleksione arti, një ftesë për të bashkuar pikat duke ndjekur fijen e kuqe që i bashkon ato. Qyteti i Triestes ka qenë gjithmonë një qendër për shkëmbimin e ideve dhe tregtisë, në rastin tonë transformohet në pikën fillestare të një itinerari mes tokës dhe detit, duke na rrugëtuar prej brigjeve të Detit të Veriut në Bagdadin legjendar, në Marokun plot diell, nga stepat e Danubit dhe plazhet e Balltiku, në shkretëtirën e Negev.
Të gjitha në sajë të kaleidoskopit të imazheve të ofruara nga veprat e mbi 6.300 artistëve. Përveç kësaj, Join the Dots është një seri takimesh dhe ngjarjesh që do të animojnë verën në Trieste, me një kalendar të dendur aktivitetesh.
Trieste, Itali.
SALONE DEGLI INCANTI
29 Maj – 2 Shtator 2018
Shih edhe:
Shqiperia në Biennalen e Mesdheut falë Knots
Imago Mundi in Albania – Project Presentation
Imago Mundi in Albania – Chic by Fjodora Fjora