Qyteti janë njerëzit e tij, jemi unë dhe ti. Historitë e gjithësecilit prej nesh mbushin me jetë rrugët e Tiranës. Ndaj, me këtë projekt, dëshira jonë është ti japim hapësirë këtyre historive njerëzore ku të gjitha së bashku të formojmë një mozaik të Tiranës. Na tregoni historinë tuaj. Na shkruani në inbox dhe ne jemi gati menjëherë të vijmë kudo ndodheni për ta ndarë atë ma fjalët tuaja dhe fotografi të thjeshta. Kjo sepse, të gjithë #nejemitirana !

Deri tani kemi pyetur më shumë se 100 njerëz për të na treguar për veten e tyre. Jemi një grup të rinjsh kryesisht fotografë të cilët prej muajsh punojnë për të sjellë tek ju këto histori. Gjatë punës tonë kemi patur mbështetjen e qytetarëve të Tiranës por edhe subjekteve të ndryshme si shoqata MeWe, kompania ONE, rrjeti i fotografëve EJAlbum etj. Gjithsesi do të donim ta çonim përtej idenë tonë me dëshirën për të krijuar një publik bashkëaktiv në këtë projekt. Njerëzit kanë rol të rëndësishëm në formimin e qyteteve dhe krijimin e identitetit të tyre. Nëse historitë që sheh këtu të intrigojnë sadopak, mund të na bashkohesh. Sepse, të gjithë #nejemitirana !

Ky projekt lind nëpër rrugët, shtëpitë, dyqanet, zyrat, hapësirat publike të Tiranës. Nuk ka anjë dallim moshe apo prejardhjeje, nuk ka asnjë ngarkesë politike apo ideologjike, përkatësi fetare apo gjinore e as ndarje klasore. Nuk ka asgje që ndan por vetëm çka na bashkon. Sepse qyteti i përket të gjithëve, qyteti është i yni. Ajo që duam më shumë se çdo gjë është që nëpërmjet një ballafaqimi horizontal me njëri-tjetrin, me historitë e gjithkujt, të stimulojmë proçese të identifikimit social dhe vetëdijeje për rolin tonë në shoqërinë tonë. Por gjithashtu edhe të krijojmë një komunitet. Sepse, në fund të fundit, të gjithë së bashku #nejemitirana !