“Një optmist rri sot zgjuar duke pritur mesnatën me padurimin për të përshëndetur Vitin e Ri. Nje pesimist rri zgjuar për të parë vitin e vjetër të largohet” – Bill Vaughan

Në EJAlbum presim me padurim çdo Vit të Ri duke uruar për shpresa, ëndrra, dëshira dhe mundësi të reja por edhe hapësira për tu rritur dhe vullnet për të ndryshuar! Urojmë të jetë një natë e tillë për të gjithë. Urojmë të jeni edhe ju plot padurim duke pritur 2020 pranë të dashurve tuaj. Është koha të shohim me optimizëm përpara dhe të frymëzohemi nga njëri-tjetri, të mbështetemi tek njëri-tjetri. 



Për ne, gjithsesi nuk do të ishte një Vit i Ri nëse nuk do t’ju falenderonim. Nuk do të ishtë një Vit i Ri nëse nuk do e ndanim padurimin me ju duke ju falenderuar për gjitha vitet e kaluara ku së bashku kemi punuar, kemi krijuar, kemi ndërtuar, kemi gabuar, kemi fituar, kemi ndryshuar dhe bashkë jemi rritur!

EJAlbum ju uron pra një natë të hareshme për të pritur një Vit të Ri të suksesshëm, të paqtë, të shëndetshëm dhe plot frymëzim.


Si përherë, #qëndronitëlidhur