Klodian Luca

Charcot-Marie-Tooth
2015, Albania

 

About Klodian Luca

Lindur në Tiranë në vitin 1973, qytet ku nisi studimet në Akademinë e Arteve, për t’i përfunduar më pas në Firenze në vitin 1994. Po atë vit ai largohet nga Italia për në Athinë, qytet ku bashkë me Tiranën aktualisht jeton dhe punon. Filloi të vizatonte tatuazhe që ne moshën 18-vjeçare, por pa u larguar asnjëherë nga mediumet e tjera si piktura, grafika dhe fotografia. Me gjithë dyshimin e tij të përhershëm, edhe bota paksa e nëndheshme e tatuazheve tashmë e njeh në nivele ndërkombëtare si ndër artistët më te mirë, me shumë çmime të fituara. Punën e sjellë për Imago Mundi ia dedikon djalit të tij që vuan nga sëmundja Charcot-Marie-Tooth. Kjo sëmundje, e njohur edhe si nevropati e trashëguar, është një sindromë neurologjike e trashëguar që godet sistemin nervor periferik. Aktualisht nuk ka shërim, edhe pse CMT-ja është sëmundja më e përhapur mes sëmundjeve të trashëguara neurologjike, me 36 raste
të shfaqjes për 100,000 lindje.

Materials

MEDIA E PËRZIER

Collection

Albania / Knots

 

  • Share: