Privacy Policy – Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes në Internet të EJAlbum

Me hyrjen tuaj në këtë faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:
Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.ejalbum.com (dhe çdo faqe tjetër e lidhur me të), është/janë faqja/e zyrtare në internet të kompanisë EJAlbum. Në këto faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm (për shembull: regjistrimi në listën e përditësimeve, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. EJAlbum siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, kompania i siguron me sistem ruajtje dhe është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në plotësim.
Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën EJAlbum për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e kompanisë sonë.
Në faqen zyrtare do të mund të gjeni fotografi të ndryshme. EJAlbum siguron që ka marrë të gjithë të drejtat e përdorimit për qëlime ekspozimi nga fotografët dhe se të gjithë të drejtat i mbeten fotografit. Nëse keni kundërshtime për ekspozimin e fotos suaj, ju lutem kontaktoni me fotografin tuaj.
Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.