When the Globe is Home

When the Globe is Home

Të gjithë jemi të izoluar në shtëpi apo në studio në këtë moment dhe asnjëherë më shumë se sot nuk ka qënë e rëndësishme të mos ndjehemi të vetëm. Ne jemi një komunitet, jemi të gjithë krijues dhe megjithëse të jesh artist sot është shumë e vështirë, gjithsesi është speciale. Madje ky është një tjetër rast që njerëzit të kuptojnë akoma më mirë vlerën e artit sepse pikërisht imazhet, tingujt dhe ndjesitë e krijuara nga artistët janë kthyer në background-in e jetës së njërëzve të izoluar kudo nëpër botë. Imago Mundi ka synuar përherë të tregojë gjendjen e artit dhe të artistëve në të gjithë botën duke u nisur përherë nga artistët vete dhe vetëm nga ata. Kështu pra, miq edhe sot duam të bëjmë të njëjtën gjë.

Prej situatës pandemike, ekspozitat e Imago Mundi nëpër botë dhe muzeu ynë në Treviso janë të mbyllur. Për këtë arsye ne duam t’ju propozojmë dicka tjetër sot, dicka tepër të thjeshtë, madje zbavitëse. Duam të vazhdoni të na tregoni botën tuaj edhe në kushtet e izolimit. Ne do përgatisim me këto materiale poste të cilat do i publikojmë në website dhe në rrjetet tona sociale. Do vazhdojmë pra të tregojmë gjendjen e artit dhe artistëve si përherë, nga ju vetë.

Projekti quhet:

THE ARTIST’S HOME – WHEN THE GLOBE IS HOME / SHTËPIA E ARTISTIT – KUR I GJITHË GLOGI ËSHTË SHTËPI

Përshkrimi:

Çdo javë do të hyjmë në shtëpinë apo studion e një artisti nga e gjithë bota. Kështu, përmes një serie postimesh dhe tregimesh të gjithë ne mësojmë se si këto hapësira intime stimulojnë frymëzimin, hulumtimin dhe prodhimtarinë artistike.

Udhëzime për artistët:

Për të ndërtuar postimet ne kemi nevojë për tre foto nga secili artist për mediat tona sociale. Natyrisht nuk kërkojmë fotografi profesionale. Imazhet e celularit janë mëse të mjaftueshme!

1) Portret / selfie brenda shtëpisë / studios. Na tregoni kush jeni në një fjali.

2) Pamje nga dritarja juaj. Ku ndodheni në këtë periudhë?

3) Fotografi nga cfarë jeni duke punuar aktualisht. Mund të jetë një detaj i një vepre arti, një pamje nga ekrani etj. Edhe çfarë ajo është në një fjali të shkurtër.

Opsionale: mund të shtoni një deri në tre imazhe ose video për atë që mendoni se është e rëndësishme për ju. (vendi juaj i preferuar në shtëpinë apo studion tuaj. Gjëra që ju frymëzojnë, si libra, fotografi, piktura, skulptura apo sende shtepiake? A keni një kafshë shtëpiake?)

Do të ishim të lumtur të kishim edhe poste nga artistët shqiptarë, sikur do të kemi nga artistë nga e gjithë bota.

Mund të ngarkoni fotot dhe tekstin tuaj këtu: info@ejalbum.com

Imago Mundi in Albania!

Shih edhe:

Imago Mundi in Albania
Imago Mundi Art

  • Share:
, , , , , , , , , , , , ,