Kursi i fotografisë 2015

Kursi i fotografisë 2015

Në 6 javët pershirë datat 18/05/2015 – 25/06/2015, pranë ambjenteve të Institutit Turk të Kulturës “Junus Emre”, ne Tirane, EJAlbum në bashkëpunim me Institutin zhvilloi edhe për këtë vit, për herë të 5-të projektin didaktik me natyrën e një kursi të mirëfilltë mbi fotografinë.Ky kurs pati një natyrë të ndërthurur mes teorisë dhe praktikës. U zhvilluan më shumë se 32 orë teori dhe praktikë në ambjentet e Institutit, disa orë praktikë në Tiranë plus një ditë të tërë në një fotosafari jashtë Tiranës, në Përmet.

Si orë teorike studentët patën mbi 10 leksione në salle dhe studio me temat:

  1. Historia e fotografisë botërore dhe shqiptare. 
  2. Kompozimi në fotografi
  3. Fotografia analogjike dhe diferencat mes saj dhe fotografisë digitale. Mbajtura në bashkëpunim me fotografin Olsi Qazimi, ndër themelues të ketij kursi.
  4. Llojet e fotografisë (zhanret) dhe specifikisht diferencat mes tyre dhe dallimi ndërmjet fotografisë editoriale dhe asaj kreative. Fotografia e eventit, still life, fotografia si art, ajo fashion etj.
  5. Portrait & Landscape (si dy zhanret më të përdorur dhe më të dobishëm për punën e një fotografi si amator dhe profesionist).

6. Fotokamera dhe komponentët e saj (përfshirë ekspozimetrin, diafragmën, thellësinë e fushës, objektivat etj).
7. Fotogazetaria, impakti i saj mbi masat dhe etika në fotografinë editoriale.
8. Rëndësia e projektit në fotografi dhe Fotografia sociale. I ftuar fotografi i njohur shqiptar Roland Tasho (mbi 70 ekpozita shqiptare dhe ndërkombëtare dhe 12 libra të publikuar).
9. Drita në fotografi (përbërja, analiza dhe përdorimi i saj).
10. Postproduksioni në fotografi. Leksion i mbajtur së bashku me fotografin e njohur shqiptar, prof. Albes Fusha (Profesor i fotografisë në Universitetin e Arteve dhe shef i departamentit të multimedias në këtë institucion, përvecse ndër fotografët dhe artistët më të mirë shqiptarë).

Koordinuar me bazën teorike, u zhvilluan disa seanca praktike dhe sidomos lexim portfoli i studenteve ne perfundim te cdo leksioni, Si ore teorike, pervec te lartpermendurave, kishte shooting ne terren, ne klase dhe ne studio (te improvizuar ne ambjentet e Institutit). Nje leksion jashtezakonisht i dobishem ishte edhe Fotosafari i cili kesaj radhe u zhvillua ne qytetin interesant te Permetit dhe ishte nje dite e tere dedikuar praktikes fotografike. Studentet u ndane ne 2-3 grupe dhe per kete dite u angazhuan si asistent/lektore edhe dy fotografe te tjere me eksperience, fotografi i njohur Vlasov Sulaj (fotograf i mediave si revista Psikologjia, gazeta Panorama, etj) dhe fotografi Eno Gace. Gjate kesaj vizite patem rastin te fotografonim ndermjet te tjerave edhe monumente historike si Ura e Katiut ne Benje dhe lagja e Teqese ne Permet, pervecce reportazhit te qytetit, kanioneve te Benjes, ujvaren e Kelcyres etj.

Si perfundim, studentet kishin edhe nje detyre kursi ku ata mund te zgjidhnin nje pune apo reportazh mes dy temash, “Shtepia” dhe “Ndarje” e cila u analizua dhe gjykua si portfol, diten e fundit mbas dhenies se certifikates se pjesmarrjes, analize kjo e bere edhe ne bashkepunim me fotografin tjeter te njohur, Bledar Hasimi (mbi 15 vjet fotograf profesionist free-lance dhe fotograf i shume mediave ne vend).

U organizua edhe nje ceremoni mjaft simpatike per dorezimin e detyrave te kursit dhe sidomos per dorezimin e certifikatave te pjesmarrjes studenteve, ceremoni kjo ne te cilen ishte prezent edhe Shkelqesia e Tij, z. Ambasador i Turqise ne republiken e Shqiperise, Hidayet Bayraktar.

Angazhimi i kolegeve fotografe (Olsi Qazimi, Roland Tasho, Albes Fusha, Vlasov Sulaj, Eno Gace, Bledar Hasimi, etj.) bëhet me qellimin e mire te perballimit te studenteve me shembuj konkrete dhe te suksesshem si dhe per arsyen e permiresimit te didaktikes mesimdhenese, meqenese edhe kursi vete zhvillohet ne nje kohe relativisht te shkurter dhe personat e lartpermendur kane nje eksperience te gjate dhe aftesi te mire ne praktiken fotografike. Disa nga fotot e kursit:

_ARP1439
_ARP1453
_ARP2323
_ARP2319
_ARP2338
_ARP2346 copy
_ARP2342
_ARP2352
_ARP2361
_ARP2386
_ARP2395
  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.