Ferdinando Scianna në Shqipëri Dokumentar

Ferdinando Scianna në Shqipëri Dokumentar

“Ditët e Fotografisë Italiane në Tiranë” është ndër projektet më të rëndësishëm të EJAlbum të cilin e organizojmë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë. Eventi i parë i organizuar, më 17 prill 2014, ishte vizita në Shqipëri – në të vërtetë një rikthim pas pothuaj 30 vitesh prej vizitës së parë të vitit 1984 – i fotografit të shquar italian, anëtar i agjensisë prestigjoze “Magnum”, artistit Ferdinando Scianna. Në sallën “Nënë Tereza” të Teatrit të Operas dhe Baletit, Scianna mbajti një takim me mbi 400 pjesmarrës ndër artistë, fotografë, personalitete dhe publik i thjeshtë i kryeqytetit. Takimin e hapën dhe moderuan PR i EJAlbum, Julinda Mbrica, Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Znj. Fulvia Veneziani, Fotografi i njohur shqiptar, Prof.Asoc. Albes Fusha dhe i gjithe takimi ishte organizuar nën një mbulim mediatik dhe interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri.

Ky është një dokumentar i shkurtër tre ditëve të vizitës së Ferdinando Scianna në Shqipëri, realizuar nga bashkëpunëtori yne Elvis Dako.

Shijojeni dhe si përherë, qëndroni të lidhur për eventin tjetër. Copyright @EJAlbum

ferdinando
ferdinando 3
ferdinando 2
ferdinando 4
  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.