Ambasada e Zvicrës në Shqipëri organizoi në Galerinë COD, eventin “25 vjet Prezenca dhe Bashkëpunimi Zvicerian në Shqipëri”. Marrëdhëniet mes dy vendeve u pasqyruan në ekspoziten fotografike të hapur me këtë rast, ekspozitë e komisionuar nga klienti ynë, Ambasada e Zvicrës dhe që përmbante fotografi të fotografit të njohur shqiptar Roland Tasho, fotografi të printuara në përmasë 50×70 cm dhe të montuar në një suport portfolio tip piuma 10mm me bordim në ngjyrë të bardhë, produkt mjaft i kërkuar ky nga organizatorë ekspozitash fotografike dhe galeri arti. Më poshtë disa prej fotove të eventit.