Falë Imago Mundi, 163 artistë shqiptarë ekspozojnë së bashku me artistë nga 40 vënde të Mesdheut. “Join the Dots” është një ekspozitë me plot 40 koleksione arti, një ftesë për të bashkuar pikat duke ndjekur fijen e kuqe që i bashkon ato. Qyteti i Triestes ka qenë gjithmonë një qendër për shkëmbimin e ideve dhe tregtisë, në rastin tonë transformohet në pikën fillestare të një itinerari mes tokës dhe detit, duke na rrugëtuar prej brigjeve të Detit të Veriut në Bagdadin legjendar, në Marokun plot diell, nga stepat e Danubit dhe plazhet e Balltiku, në shkretëtirën e Negev. Të gjitha në sajë të kaleidoskopit të imazheve të ofruara nga veprat e mbi 6.300 artistëve. Përveç kësaj, Join the Dots është një seri takimesh dhe ngjarjesh që do të animojnë verën në Trieste, me një kalendar të dendur aktivitetesh.
Shqipëria natyrshëm është aty: Imago Mundi Knots hap ekspozitën me 163 artistët shqiptarë të cilët ekspozojnë pra së bashku, duke u bërë një ndër ato pika që lidhin artin shqiptar më pjesën tjetër të botës. Kjo është e disata herë që artistët shqiptarë ekspozojnë punën e tyre nëpër botë falë projektit Imago Mundi, kujtojmë se ky projekt global mbështetet nga Luciano Benetton dhe Fondacioni Benetton Studi e Ricerche.
Koleksioni shqiptar, quhet Knots / Nyje dhe përmban vepra nga këta artistë:
Robert Aliaj Dragot / Alketa Alikaj / Zeqir Alizoti / Vullnet Alushi / Mustafa Arapi / Bora Baboçi / Arben Bajo / Elio Bajramaj / Olsi Ballta / Natasha Bega / Olta Bello / Ervin Bërxolli / Llambi Blido / Lumturi Blloshmi / Ardit Boriçi / Diomen Borici / Sytki Brahimi / Florian Bregu / Nikolin Bujari / Maksim Bushi / Vladimir Caridha / Elton Çeçi / Enisa Cenaliaj / Adrian Çene / Edison Çerraj / Leon Çika / Klodian Deda / Greta Dhaskali Lami / Eros Dibra / Agron Dine / Ticiana Dine / Josif Droboniku / Artan Dracini / Ernard Dyli / Dorina Elmazi / Rudi Erebara / Viktor Ferraj / Aleksandër Filipi / Albes Fusha / Bevis Fusha / Helidon Gjergji / Genti Gjikola / Edmond Gjikopulli / Gentian Gjikopulli / Jorgji Gjikopulli / Yllka Gjollesha / Marjana Goxhabelliu / Arben Golemi / Bledar Gramo / Oltsen Gripshi / Rezart Gurashi / Abaz Hado / Alban Hajdinaj / Helidon Haliti / Najada Hamza / Andi Hila / Bedrana Hitaj / Rael Hoxha / Dritan Hyska / Ardian Isufi / Enton Kaca / Agim Kadillari / Brilanta Kadillari / Xheneta Kadillari / Ikbale Bushati (Kalaja) / Romeo Kallço / Ziso Kamberi / Blerta Kambo / Sidi Kanani / Ilir Kaso / Sead Kazanxhiu / Shpëtim Kërçova / Kosta Koçi / Edmond Kojani / Idlir Koka / Arben Koliçi / Julian Kondi / Anastas Kostandini / Ledia Kostandini / David Kryemadhi / Arsen Kurti / Beskida Kraja / Gazmend Leka / Pandeli Lena / Klodian Luca / Iva Lulashi / Rubin Mandija / Elsa Martini / Klement Mbrica / Shkëlqim Muçaj / Mimi Memiaj / Agron Mesi / Fatmir Miziri / Oert Miziri / Blerina Muça / Agim Muka / Genc Mulliqi / Vladimir Myrtezai (Grosha) / Alkan Nallbani / Hasan Nallbani / Theodhoraq Napoloni / Matilda Odobashi / Erion Nazeraj / Silvana Nini / Ali Oseku / Gjovalin Paci / George Pali / Umberto Pali / Ahilino Palushi / Petraq Papa / Edmond Papathimiu / Mikail Papuçiu / Heldi Pema / Artan Peqini / Bedri Pojani / Herald Pojani / Agron Polovina / Perlind Prelashi / Arjan Prifti / Franc Priska / Edit Pulaj / Remion Pronja / Adriana Puleshi / Armando Qoshku / Edmond Rira / Koço Ristani / Roland Runaj / Merita Selimi / Irgin Sena / Artan Shabani / Agron Shahinas / Edison Shahini / Artan Shalsi / Arjan Shehaj / Syhabit Shkreli / Gentian Shkurti / Sadik Spahija / Vlasov Sulaj / Altin Tabaku / Stefan Taçi / Anesti Taço / Jorgo Talo / Lekë Tasi / Genti Tavanxhiu / Mikel Temo / Alfred Temali / Arben Theodhosi / Era Tula / Sulltane Tusha / Eltjon Valle / Vangjush Vellahu / Maks Velo / Helidon Xhixha / Armando Xhomo / Blerta Xhomo / Anila Zajmi / Eldi Zebeli / Driant Zeneli / Moikom Zeqo / Aldi Zgjani / Fani Zguro / Ergys Zhabjaku / Fatos Zyberaj /
“Albania / Knots – 163 Contemporary Artists from Albania” përmbledh në një botim mjaft prestigjoz artistët shqiptarë. Project Manager i gjithë projektit Imago Mundi in Albania është Elton Koritari dhe koleksioni është kuruar nga Elton Koritari, Albes Fusha, Alban Hajdinaj. I gjithë projekti është implementuar në Shqipëri nga EJAlbum. Ekspozita e radhës në Trieste u hap për publikun nga vetë z. Luciano Benetton dhe shume personalitete të artit dhe kulturës italiane dhe më gjërë. Kujtojmë se z. Benetton mban një diplomë Honoris Causa të akorduar nga Universiteti i Arteve Tiranë në një ceremoni mjaft të bukur dhe të paharrueshme për skenën e artit shqiptar. Më tej, projekti ka krijuar një databazë të gjërë të artistëve shqiptarë kudo nëpër botë dhe një mënyrë promovimi dhe lidhjeje të skenës artistike shqiptare me atë botërore. Koleksioni shqiptar do të vazhdojë rrugëtimin e tij nëpër muze dhe galeri arti nëpër botë mbas mbylljes së kësaj ekspozite.
Trieste, SALONE DEGLI INCANTI
29 Maj – 2 Shtator 2018.
Photo Credits : Hektor Leka
Shih edhe:
Shqiperia në Biennalen e Mesdheut falë Knots
Imago Mundi in Albania – Project Presentation
Imago Mundi in Albania – Chic by Fjodora Fjora