U përurua në qytetin e Korçës, qyteti i lindjes së fotografit të njohur Gjon Mili, muzeu dedikuar punës dhe jetës së tij, konceptuar si një muze eksperiencial për të njohur veprën e artistit të madh por njëkohësisht edhe si një pikë takimi për artdashësit e fotografisë.
Dita e hapjes së muzeut kurorëzoi një rrugëtim të gjatë dhe një bashkëpunim ndërinstitucional mes shumë partnerësh ku EJAlbum ishte contractor dhe realizues i gjithe materialeve të ekspozuara të arkivit të artistit.
Ky muze ndodhet në pedonalen e qytetit në Godinën e ish Shtëpisë Rumune, rikonstruktuar krejtësisht dhe adaptuar per muzeun Gjoni Mili duke rikthyer pra artistin e madh në qytetin e tij të lindjes.
Për të mos u humbur në muze: Salla e eventeve dhe ekspozitave me instalacionin me dritë Gjon Mili, dhoma e eksperimentit me ekspozim të gjatë, dhoma e eksperimentit të ndriçimit stroboskopik, pavijoni i jetës me objektet historike, dhoma e dokumentarit realizuar nga kuratorja Yllka Gjollesha, pavijoni i historikut të karrierës dhe natyrisht të gjitha punët e ekspozuara. Janë përdorur për këte muze nga EJAlbum materiale të ndryshme të gjitha me cilësi fotografike, duke filluar nga printimet montuar në alumin deri tek instalimet në print&cut, tabelat informuese, sinjalistike, prespaziati, forex, plexy etj. Një punë komplekse por që mishëron misionin tonë për të afruar vizitorët me botën e fotografisë nëpërmjet veprës dhe jetës së një prej artistëve fotografë më të mirë të shekullit të kaluar.
Shih edhe:
ONUFRI RE-MADE
“Flas Shqip” – Ekspozite fotografike. Print kuruar nga EJAlbum
“Ditar i një Hapësire” Ekspozitë në GKA. Print kuruar nga EJAlbum
“Evoked” – Ekspozite. Kuruar nga EJAlbum
“25 Vjet” Ekspozitë në C.O.D.