Këtë vit AE Academy u organizua në Riccione (Itali) dhe si përherë ishte një full immersion në botën e fotografisë profesionale. Dy ditë formim teorik pranë Pala Riccione Centro Cogressi dhe një ditë shooting me fotografë të afirmuar në nivel ndërkombëtar në një tjetër location fantastik dhe inspirues. Në vazhdën e eventeve organizuar nga Album Epoca me qëllim formimin e vazhdueshëm profesional, AE Academy kulmëzon përpekjet tona për ti ofruar fotografëve edhe informacione mbi trendet dhe të rejat e sektorit. Kështu edhe ky event solli një bashkëpunim të frytshëm dhe prezencën me seminarë, produkte dhe informacione jo vetëm të grupit Photosì por edhe te revistës prestigjoze Vougue, kompanive FujiFilm, Profoto, Manfrotto, etj. EJAlbum rinovon ftesën për fotografët shqiptarë për të marrë pjesë në AE Academy 2019. Në linkun e mëposhtëm mund te regjistroheni me nje skonto deri në datën 30 prill 2019. Ndërkohë qëndroni të lidhur edhe për edicionin special të AE Academy i cili do të organizohet së shpejti në Shqipëri. Më poshtë një pjese nga emocionet e 3 ditëve të paharrueshme të AE Academy 2019 Riccione.
Comment (1)