Një tjetër eksperiencë fantastike nga EJAlbum në bashkëpunim me Album Epoca: AE Academy Albania – Special Edition. Dy ditë të ngjeshura dhe të jashëzakonshme ku mbi 60 fotografë shqiptarë, titullarë të disa prej studiove më të mira në Shqipëri por edhe fotografë freelance dhe disa fotografë edhe nga Kosova e Mali i Zi, ndanë së bashku me relatorët dhe organizatorët e këtij programi një eksperiencë formuese dhe frymëzuese. Bëhet kështu mbi 100 numri i fotografëve shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë në një nga akademitë tonë, rikujtojmë këtu pjesmarrjet e deritanishme të shumë fotografëve shqiptarë në AE Academy Italia.
Dita e parë ishte organizuar si një tour fotografik dhe workshop praktik nën udhëheqjen e fotografit të njohur italian, i njohur si Flavio Bandiera. Apollonia, siti i mbrojtur nga Unesco, si edhe bregdeti i Durrësit ishin korniza e kësaj dite mjaft të gjatë e të lodhshme, por mjaft interesante dhe frutdhënëse përsa i përket programit didaktik, i cili ju rikujtojmë është pjesë e një programi ndërkombëtar iniciuar dhe zhvilluar nga Album Epoca në të gjithë botën. E filluam ditën pra me një udhëtim drejt Apollonise të gjithë së bashku dhe e mbyllëm në mbrëmje vonë në kompleksin Tropikal Resort.
Dita e dytë përmbante sipas programit leksione në salle dhe u zhvillua e gjitha në ambjentet e Xheko Imperial, Tiranë. Relatorë të kësaj dite ishin Flavio Bandiera me nje leksion mbi postproduksionin dhe lexim portfolio per të vazhduar më pas me leksionet marketing nga Federico Casini, brand manager i AE me një eksperiencë 20 vjeçare në sektor si dhe leksionet motivacionale nga Francesco Petrilli, tjeter emër i njohur në sektorin e fotografisë dhe Julinda Mbrica, psikologe, PR EJAlbum.
EJAlbum falenderon te gjithe bashkepunetoret pa te cilet do ishte e pamundur te realizohej nje eksperience e tille: Flavio Bandiera, Francesco Petrilli, Federico Casini, Julinda Mbrica, Elena Silvi Marchini, Fresida Koritari, Vasken Spiru, Geraldina Sposa, Artur Muca, Elton Koritari, Elvis Dako. Falenderojme gjithashtu per kontributin e tyre: Bledar Hasimi, Artemis Hajdini, Olsi Beci, stafin e Xheko Imperial dhe Tropikal Resort. Falenderojme edhe te gjithe pjesemarresit, fotografët tanë, të cilët si gjithmone ishin te mrekullueshem. Shihemi ne eventin tjeter.
Këtu kemi disa foto nga këto ditë të mrekullueshme duke ju ftuar të qendroni të lidhur për eventin tjetër të cilin jemi duke e përgatitur së shpejti.
Comment (1)