AE ACADEMY 2019 – Ftesë për Pjesëmarrje


PALARICCIONE CONVENTION CENTER
2-4 Nëntor 2019.
Riccione, Itali.

  • Si do të evolojë tregu i fotografisë në 10 vitet e ardhshme?
  • Doni të mësoni metoda në mënyrë që “të shisni pa shitur”?
  • SI mund të rrisni kapacitetet tuaja të biznesit?
  • Doni të mësoni të organizoni punën tuaj për të fituar kohë të lirë?
  • Çfarë mundësish të reja vijnë nga progresi dixhital për sektorin tonë?
  • Si ka ndryshuar shërbimi ndaj klientit në kohën tonë?

Këto dhe shumë të tjera janë temat e kësaj AE Academy e cila do të zhvillohet në muajin Nëntor 2019 në Riccione, Itali.
Për më shumë rreth programit: Klikoni këtu.

Si përherë gjatë këtyre 10 vitesh të AE ACADEMY, EJAlbum organizon një udhëtim me disa prej fotografëve më të mirë shqiptarë të cilët marrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishem mes mbi 400 fotografë nga e gjithë bota. EJAlbum organizon në detaj logjistikën e udhëtimit dhe qëndrimit në Itali dhe për klientët tanë nga Kosova edhe proçedurat për vizat në ambasadën italiane në Prishtinë. Janë tashmë dhjetëra fotografë shqiptarë të trajnuar ne edicionet e kaluara të AE Academy.

Nëse të intereson të marrësh pjesë edhe ti ose të duhen më shumë detaje rreth programit, na shkruaj në info@ejalbum.com. Ka edhe pak vende në dispozicion.
Tarifat e pjesmarrjes: Klikoni këtu.
Për klientët tanë është parashikuar një bonus për pjesmarrjen në këtë workshop. Kontaktoni për më shumë detaje rreth ofertës.

Je i mirëpritur ti bashkohesh 400 kolegëve të tu për tre ditë inspiruese dhe të dobishme për karrierën tënde.

  • Share:
, , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.