EJAlbum 360°

EJAlbum 360° TOUR


Ky është një shërbim për të cilin kompania jonë është çertifikuar prej kohësh nga Google. Realizohet me qëllimin e plotësimit të skedës së një biznesi dhe implementinin e imazheve 360 gradë në website apo rrjete sociale. Konkretisht, Google Street View ofron pamje panoramike (vizita virtuale) brenda hapësirave të mbyllura, si zyra, dyqane, muze dhe galeri, objekte të ndryshme në përgjithësi. Shërbimi i ofruar prej EJAlbum ju lejon të lundroni lehtësisht brenda strukturës sikur jeni me të vërtetë brenda saj. Më tej, ne realizojmë edhe foto me detaje nga struktura apo nga produktet, bëhet fjalë për fotografi profesionale të ndërtuara me qëllimin që biznesi juaj të bëhet sa më atraktiv ndaj konkurencës në kërkimet nëpërmjet internetit.

Shërbimi realizohet në këtë mënyrë:

1. Shërbimi fotografik.
Stafi yne profesional fotografon pranë objektit mbasi janë marre masat dhe është dakordësuar më parë për shërbimin. Marrim fotografi panoramike të biznesit / kompanisë tuaj duke përdorur aparate 360 grade ose më mirë akoma, sipas këkesës, me aparate fotografike SLR me lentet dhe aksesorët e posaçëm. Marrim edhe disa fotografi ekstra të cilat shërbejnë për përmirësimin e skedës së biznesit.

2. Prodhimi i “Virtual Tour”
Fotografitë retushohen ne studio dhe prodhohen imazhet e posaçme të cilat duke u lidhur krijojnë turin virtual, i cili mbulon vërtetë 360 gradë objektin, pa zona te errëta apo pengesa vizuale.

3. Publikimi i “Virtual Tour” në Google
Stafi ynë ngarkon imazhet në “Google My Business”, duke kontrolluar që të gjitha të dhënat e kompanisë janë të sakta ose, nëse është e nevojshme, ne krijojmë një skedë të re profesionale për kompaninë tuaj.

Nëse jeni të interesuar për të kërkuar një preventiv, ju lutem na shkruani KËTU.

EJAlbum 3D TOUR


3D Spaces janë më shumë se modele 3D ose “virtual tours”. Ata janë një formë e re komunikimi, një media immersive në 3D, e cila ju fton për të eksploruar një vend sikur të ishit me të vërtetë atje. Risi absolute në Shqipëri, ne krijojmë eksperienca interaktive 3D dhe VR (Virtual Reality) në bashkëpunim me partnerët të huaj tanë të cilët disponojnë të gjithë teknologjinë e nevojshme për një shërbim të tille kaq të avancuar dhe me interes për klientët tuaj.

Një Virtual Tour 3D i realizuar nga EJAbum është edhe pavijoni eksperiencial i Shqipërisë në Bienalen e 16të të Arkitekturës në Venecia, pavijon i cili është edhe ai një kontribut bashkëpunimesh të EJAlbum më partnerët a saj, Varka Arkitekturë, commonsense.studio dhe Fablab Tirana. Sjijoni këtë eksperisncë sikur të jeni vizitorë të Hapësira Zero Space:

  • Share: