VISUAL
STORYTELLING

Carrie Hollenbeck duhej te shiste makinen e saj te perdorur, nje Honda Accord e vitit 1996 me mbi 230.000 km. Cmimi; 499 USD ne Ebay. I dikutueshem. Por i fejuari i Carrie, Max Lanman, per fat kishte nje ide me te mire; te realizonte nje reklame per ta promovuar makinen dhe stimuluar shitjen e saj ne ankand. Lanman nuk ishte nje person cfaredo por pikerisht nje regjizor reklamash. Keshtu Max, me ndihmen e nje miku producent, nen aktrimin e Anne Marie Avey, realizon spotin “Used Car Commercial // 1996 Honda Accord” dhe e hedh ate ne Youtube. Si miliona video qe hidhen perdite. Rezultati: mbi 3.5 milion klikime deri sot dhe Honda Accord e vitit 1996, me mbi 230.000 kilometra, u shit per me teper se 100.000 USD.

Kush eshte sekreti? Ka mijera video rekmash ne youtube. Pse video e Max Lanman funksionoi?

Per te dhene kete pergjigje duhet thene qe kjo reklame nuk eshte dicka e nisur spontanisht. Lanman eshte nje profesionist ne fushen e reklamave. Edhe pse vetem 29 vjec, ai eshte autor i disa spoteve per Microsoft, Hāagen-Dazs etj. Video eshte krijuar ne tavoline dhe eshte ndertuar mbi nje strategji te mirefillte duke spostuar vemendjen e publikut nga makina tek protagonistja e videos, tek menyra e saj e jeteses. Duke e kthyer ate ne nje lifestyle, duke e perkthyer me nje inspirim te admirueshem ne nje forme tregimi ku shumekush nga ne gjen nje pjeseze sado te vogel per te na terhequr vemendjen. Duke ironizuar, duke perdorur nje teknike sa te vjeter aq edhe aktuale, ate qe ne marketing quhet Storytelling. Visual Storytelling per te qene me te sakte. Kjo teknike, e cila perdoret zakonisht ne Social Media Marketing, kerkon te perdore fuqine shprehese te imazheve apo videove per te cuar publikun ne nje nivel te thelle perfshirjeje dhe empatie me tregimin ne fjale. Dhe me brand-in qe qendron pas nje fushate te tille. Por kujdes, imazhet ne vetvete nuk e kane kete fuqi pa u perdorur ne menyren e duhur, pa njohur qarte rregullat ne baze te tyre.

Fotografia eshte nje gjuhe komunikimi, si cdo gjuhe ka rregullat e saj morfologjike dhe sintaksore. Vetem kush vjen nga bota e fotografise mund ta kuptoje mire kete gje dhe te jete ne gjendje ta perdore me efikasitet.

Ne EJAlbum fjala Visual Storytelling perkthehet ne nje fushe ku ne mund te japim konsulence dhe te ndertojme fushata te mirefillta komunikimi. E kemi bere kete gje prej vitesh, jane tonat te gjitha fushatat e komunikimit te kompanise tone, disa fushata dhe konsulenca per kliente si: Instituti Italian i Kultures ne Tirane, Instituti Turk Junus Emre, Fondazioni Benetton Studi e Ricerche, Universiteti Metropolitan, Metroresearch dhe Metropolitan Incubator, Telekom, Strongbow, GKA, Bashkia Tirane, etj.

Jane fryt i punes ne EJAlbum edhe cikli i leksioneve me teme Visual Storytelling qe here pas here mbajme ne universitete, institucione dhe stafe kompanish me qellimin e edukimit te tregut me perdorimin sa me te gjere te kesaj forme te suksesshme komunikimi. Ne EJAlbum flasim dhe mendojme me fotografine. Kete gje perdite, prej vitesh. Askush me mire se ne nuk mund ta menaxhoje imazhin dhe derivatet e tij dhe askush me mire se ne nuk e njeh fuqine shprehese dhe empatike te tij. Na vini ne prove…